Elode për dinamitin, s’ka rruspë e as gjeneral “shpate” që ia merr perspektivën

Tuesday, 27 November 2018 20:56

Nga Ilir Nikolla

Sjellja e qeverisë, e cila u mundua t’ia faturonte përgjegjësinë për plagosjen e një efektiveje të policisë në protestën e qytetarëve të Unazës së Re, cilësisë së jashtëzakonshme dhe ultramoderne të kapsollës, ishte tregues i panikut në të cilin është gjendur Edi Rama nga reagimi i protestuesve. Në mendjen e kryeministrit është bërë një analizë dhe i vetmi fakt që është evidentuar si i ndryshuar nga regjimi shkatërrues i viteve 2014-2015, është kalimi nga rruspa në dinamitin e mijëvjeçarit të ri.
Atëhere analiza infantile ka nxjerrë përfundimin se dinamiti është i keq, është modern, është jo nën kontrollin e tij, prandaj t’i kthehemi metodës së vjetër, rruspës, mundësisht prishjes së shtëpive dhe llogoreve të protestuesve me kazma e lopata. Procesi është më i ngadaltë, por më i kontrollueshëm dhe më i sigurtë. Edhe dëmet do të kontrolloheshin, dhe s’do të ishin aq simbolike sa gishtat e vajzës, për fatin e së cilës, një elegji seksiste dhe thellësisht të dënueshme mbajti dje Erion Veliaj (ku dreqin janë atëhere kur duhen këto shoqatat e grave?).
Rikthimi tek rruspa është një analogji që është parë dhjetëra herë në histori. Është njësoj si në kohën e kalbëzimit të regjimit të romakëve, të cilët nga përpjekja për të mbajtur nën kontroll kryengritjet, ngritën sistemin e kolonëve, ku nga një copë tokë u jepej disa skllevërve, me shpresë se ata do të ishin aleatët e tyre kundër skllevërve të vërtetë. Më tej filmi u përsërit me bujkrobërit e Mesjetës a Rusisë dhe në fund me ata të “privilegjuar” të revolucionit industrial, të cilët me përbuzje, Lenini që kishte në mendje vetëm rruspën dhe shkatërrimin, i quante “aristokraci e klasës punëtore”.
Kjo kategori po kërkohet të identifikohet tek protestuesit e Unazës së Re dhe në skenë kanë dalë karamelet e trojeve në shërbim të ngritjes së pallateve të reja, pasi s’funksionuan as banesat sociale e as të ashtuquajturat qira të paguara, po që në fakt të tilla s’kanë qenë asnjëherë. Për identifikimin e kësaj kategorie, Rama e Veliaj kanë nevojë për kohë, prandaj rruspa është element më i sigurtë sesa dinamiti. Erion Veliaj ka nisur lojën e luledeles “kam dy rruspa, sa shtëpi do prish sot?” dhe hëpërhë, numri mbetet i ulët, dje 2 e sot 4 (se ku i gjeti 4, s’merret vesh”.
Por tani në fakt ka kaluar koha e negociimit për kolonë, bujkrobër apo aristokraci punëtorësh në industrinë e ndërtimit. Sot është rasti për t’i bërë elode dinamitit. Ai s’është hiç i fajshëm, u shpik nga kinezët 25 shekuj më parë si element dekorativ e festiv. Për këtë qëllim edhe importohet në Shqipëri dhe zbulimet e general Lleshit se qenka i rrezikshëm, tani që është stina e protestave, s’bindin kënd. Dinamitin e duam edhe për zgjidhjet finale që jep. Ai ka qenë elementi modern që shpëtoi njerëzimin nga nomenklaturat e urryera të shpatës, dhe tani po na shfaqet çuditërisht si një pengesë për regjimin retrograd të rruspave. Nëpërmjet një aksidenti, dinamiti i futi tmerrin regjimit Rama-Veliaj. Imagjinoni ç’mund të bëjë një party-protestë që s’i përjashton fishekzjarret. Përpjekjet për ndalimin e përdorimit të shpikjes “barut” janë rrënuar para një mijë vjetësh dhe zgjidhja doktrinare e gjeneral Lleshit sot për t’i ndaluar fishekzjarret nuk ia nxjerr Ramës lepurin nga barku. Imagjinoni jo një, por dhjetë, 100 Dorian Drobaj që hedhin fishekzjarre në llamarinat e Xhamisë së Namazgjasë. Ky shëmbëllim e ka tmerruar Edi Ramën, i cili mendon se si në antikitet, mund të jepet urdhër për anulimin e shpikjeve, për ndalimin e rrotës ta zëmë dhe tërheqjen e parmendës sërish nga kafshët (apo prite Zot, njeriu).
Koha është për elode për dinamitin, le të bëjë ç’të dojë lepuri në barqet e disave.

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 14:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!