Tallja e Edi Ramës me shpërblim-lindjet dhe borxhi që iu ka 40 mijë nënave shqiptare

Hënë, 05 November 2018 08:46

Nga Mina HYSA

Edi Rama, kryeministri më i dështuar në 28 vjet pluralizëm në Shqipëri, i cili ka qeverisur deri më tani veç përmes spektaklit, propagandës dhe mediave të blera dhe nënshtruara, vazhdon avazin e vjetër të mashtrimeve duke besuar se do kjo do të jetë rruga e duhur në të cilën po ecën dhe nuk do të ndalet!.

Nuk i ka munguar në fakt propaganda, mashtrimi që ai servir në çdo dalje të tij, duke e nisur që nga fushata elektorale e vitit 2013, por edhe pse nuk ka mbajtur asnjë premtim, sërish, paturpësisht vazhdon të premtojë dhe gënjejë.

Të numërosh mashtrimet e Edi Ramës duhet shumë punë, por po ndalemi tek tallja që Edi Rama bën më çdo shtresë të popullsisë dhe veçanërisht me së fundmi me gratë që marrin leje lindjeje.

I gjendur përballë të gjitha dështimeve spektakolare, kryeministrit në ikje nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të rreket pas asaj që ka bërë më mirë deri më tani kundrejt milionave të paguara, të bëj propagandë duke paralajmëruar punë të mira që në fakt nuk ndodhin kurrë.
Siç duket, Rama ka hapur thesin premton ca mundet, dhe nuk realizon asgjë. Së fundmi në kuadrin e premtimeve populiste kryeministri premtoi që do të rriste shpërblim-lindjet me minimum 8 fish dhe e propagandonte këtë si një masë për të nxitur shtimin e popullsisë!.

Ky është një premtim skandaloz, i turpshëm, pa asnjë efekt dhe kur bëhet fjalë për një kryeministër si Rama është dhe i pabesueshëm.

Është i pabesueshëm për faktin se një kryeministër që premton shpërblim prej 400 mijë lekësh të vjetra për një nënë që sjell në jetë një fëmijë të parë do të jetë një pagesë që një zot e di kur do e marrë duke pasur parasysh faktin që janë me mijëra nëna nuk kanë marrë ende masën e shpërblimit aktualisht e cila është vetëm 50 mijë lekë të vjetra! Pra, kur prej disa vitesh Rama nuk ka kaluar shpërblim-lindjet për 40 mijë nëna, një detyrim ky i akumuluar prej 2 milionë dollarësh, çfarë të bën të besosh që shpërblimi i caktuar prej tij do të merret sapo nëna të sjell fëmijën në jetë apo disa muaj më pas! Kuptohet që Rama ka shpall propagandën dhe hap thesin bosh për shpërblim-lindjet, ndërsa pagesat kuptohet do i bëj qeveria e radhës me ritmin e kalimit të pagesave të Rilindjes! Ndërkohë, qytetarët shqiptarë të gjendur nën një varfëri ekstreme, me shpresën e vrarë janë në dilemë dhe gjenden në vështirësi për krijim të familjes dhe lindjes së fëmijëve. Në këtë vend me Rilindjen që qeverisë me krimin është tejet e pamundur të sjellësh një krijesë në jetë dhe ta rritësh ku gjendesh i rrethuar nga pasiguri në çdo drejtim!. Sot nuk jemi në kohën e regjimit komunist teksa bëhej thirrje për shtim të popullsisë pasi do ti rriste partia!.

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 15:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!