Koment: Çfarë qëndron pas sjelljes agresive të Rusisë?

Hënë, 08 October 2018 08:48

Nga Miodrag Soric (DW)

Në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të gjithë bënë të ditur: sulmet e Rusisë janë shtuar. Jo me tanke dhe me raketa, por përmes internetit. Edhe kjo mund të bëhet në bazë të një plani, mendon Miodrag Soric.

Dëshmitë janë bindëse: shërbimet e fshehta të Holandës, të Britanisë së Madhe dhe të Zvicrës përmendin emra dhe për një pjesë të tyre edhe gradën në shërbim të agjentëve rusë, që qëndrojnë pas valës së sulmeve kibernetike të kohëve të fundit. Amerikanët, kanadezët, danezët dhe australianët ankohen gjithashtu për sulme të piratëve rusë të internetit. Edhe nëse ankesat kundër Moskës në vështrim të parë të duken të bëra në marrëveshje: askush nuk dyshon se para së gjithash agjentë rusë sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme institucionet perëndimore, partitë, sipërmarrjet dhe organizatat e sportit. Moska vërtet që e kundërshton këtë. Por këtë kundërshtim e bën në formë mekanike, si një ushtrim të bezdisshëm, shpesh me nënton cinik.
A ka ende kuptim dialogu i shoqërisë civile?
Perëndimi përgjigjet me kundërmasa. Ai do të investojë më shumë para në luftën kibernetike që po zhvillohet. Njëkohësisht, shumë pyesin se çfarë qëndron pas kësaj sjelljeje agresive të Kremlinit, të harruar prej kohësh? Cili është synimi i Moskës? Sepse spiralja e sanksioneve dhe e kundërsanksioneve që rrotullohet gjithnjë e më me shpejtësi nuk të çon askund. Në fund ato që humbasin janë të dyja palët. Dialogu i Petersburgut, për të afruar shoqëritë civile të të dyja palëve, që fillon pas pak ditësh ka gjithnjë e më pak kuptim në sfondin e rritjes së tensionit mes Perëndimit dhe Lindjes. Pse të flitet me njëri-tjetrin, kur në fund mungon vullneti politik bazë për një bashkëpunim në rritje?
Kështu që Perëndimi vazhdon të spekulojë se çfarë qëndron pas veprimeve brutale të rusëve. Ajo që të bie në sy: sulmet e fundit i kreu para së gjithash Shërbimi i Fshehtë Ushtarak rus GRU. Dhe ajo që të bie gjithashtu në sy: sa në mënyrë diletante kanë vepruar spiunët, çfarë gjurmësh kanë lënë, që ata madje lejuan të kapen me presh në duar.
Moskës nuk i bëjnë përshtypje protestat e Perëndimit. Kjo të kujton kohët e Luftës së ftohtë. Por edhe vetë atëherë ekzistonte pak a shumë një besim bazë ndaj palës tjetër. Ky besim tani është rrënuar plotësisht. Se kur nisi kjo është e vështirë të përcaktohet. Përpjekje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Moskën kanë dështuar. Deklaratat e Presidentit Trump për ta përmirësuar raportin me Moskën, dështuan në rezistencën e Kongresit. Ndërkohë politikanët në Lindje dhe Perëndim flasin më tepër për njëri-tjetrin, se me njëri-tjetrin.
Sulme për ta stabilizuar buxhetin ushtarak?
Bëhet fjalë për para? Përballë sulmeve më të fundit nga Rusia vendet e NATO-s i kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Presidenti Putin në fakt pati deklaruar se do ta ulte sërish buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019. I duhen paratë për të nxitur rritjen e dobët ekonomike. Gjeneralët e tij kjo nuk do t'i gëzojë. Dhe që tani spekulohet që për këtë arsye i ndërmori sulmet më të fundit kibernetike Shërbimi i Fshehtë Ushtarak rus GRU. Sepse tensionet në rritje me kundërshtarin janë gjithmonë të mira për buxhetin e mbrojtjes. Të tjerë pohojnë se Uashingtoni sillet në këtë mënyrë, sepse Uashingtoni ka vendosur tashmë që t'i ashpërsojë në mënyrë drastike sanksionet në fund të nëntorit. Moskës i mungojnë në këtë mënyrë stimujt për sjellje më të mirë.
Çfarëdo që të fshihet pas agresivitetit të ri të Rusisë: dikur Kremlini do të detyrohet të tërhiqet sërish. Marrëdhënie më të mira janë si në interesin e Rusisë, ashtu edhe të Perëndimit. Edhe një aleancë me Kinën nuk është alternativë e vërtetë për partneritetin me Perëndimin. Sepse Pekini është kalkulues i ftohtë.

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 08:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fatos Qerimaj e Vasil Tole, fituesit e konkursit “Krijimtaria muzikore 2018”

Kulturë

Fatos Qerimaj e Vasil Tole, fituesit e konkursit “Krijimtaria muzikore 2018”

Mbyllet konkursi mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore për vitin 2018. Në garë morën pjesë vetëm tre artistë, të cilët garuan për zhanrin e operës edhe baletit. Kompozitorët Fatos Qerimaj dhe Vasil Tole...

Drama polake triumfon në “European Film Awards”

Kulturë

Drama polake triumfon në “European Film Awards”

Drama polake, e realizuar në bardhezi nga regjisori Pawel Pawlikowski, është kthyer në shtëpi me pesë trofe, nga ceremonia që ndan çmimet evropiane të filmit. Filmi “Cold War” ka dalë...

“Ngjyra në dimër”, ekspozita sjell 76 punime të piktores durrsake

Kulturë

“Ngjyra në dimër”, ekspozita sjell 76 punime të piktores durrsake

“Ngjyra në dimër” e ka titulluar piktorja Shpresa Milaqi Bajko ekspozitën e saj të pestë personale, e cila është hapur në Durrës këto ditë.   E mbështetur në teknikat e vajit dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!