Taulant Balla rival për korrupsion cilësor

E Enjte, 13 September 2018 20:25

Rilindja është një çetë brenda së cilës vështirë të pikasësh vlera politike dhe intelektuale. Ajo çfarë është lehtësisht e konstatueshme, është fakti që antivlerat po triumfojnë deri në krye të saj.
Vemje të tilla ka shumë brenda forcës politike PS së cilës në fakt i ka mbetur vetëm logoja, pasi të paaftët, servilët, banditët, të korruptuarit sot e drejtojnë atë dhe kanë mundur të vegjetojnë në strukturat e larta të Çetës.

Njëri prej tyre, është shembulli më konkret i Rilindjes që sot është numri dy i PS.

Ai quhet Taulant Balla.

Të njohësh historinë politike të Ballës, je dëshmitar që ai nuk ka spikatur aspak si politikan dhe intelektual dhe se shpërblimet që kur ishte me Fatos Nanon deri tani me Edi Ramën i ka marrë fal servilizmit dhe lidhjeve të tij me elementë problematikë të cilët e kanë sponsorizuar politikisht për të qenë si garant i tyre.

Së pari, askush nuk mund të thotë që Balla ishte një socialist dhe intelektual i spikatur që Nano ta merrte në kryeministri si këshilltar, pasi as nuk kishte çfarë t’i jepte, sikurse as e ka pyetur ndonjëherë ish-kryeministri. Ai është shquar vetëm për paaftësi.
Së dyti, i shkëputur nga Nano, pasi ai ra nga karrigia e kryeministrit, si vemje servil që është iu ngjit Edi Ramës për të vazhduar të vegjetojë brenda PS me shpresën se një ditë do të shpërblehej.

Së treti; Balla ka qenë papagalli i Ramës sa herë ai ka dashur të derdh diarre ndaj kundërshtarëve politikë. E ka zbraz me sa ka mundur dhe kuptohet duke pasur të vetmen aftësi këtë, nuk ia ka prishur shefit dhe mezi ka pritur daljen e radhës për të nxjerr zorrët e barkut!. Për këtë Taulanti është dhe i dënuar nga gjykata si shpifës dhe nuk paguan gjobën.

Së katërti, Zëra brenda PS, thonë që Balla duke qenë funksionar i Rilindjes (bandës që erdhi në pushtet), është përdorur edhe ndaj kundërshtarëve në parti si spiun rrace derisa ia dha rastin dhe shqiptarëve ta shohin dhe publikisht në përplasjen e Ben Blushit me Ramën në Elbasan.

Së pesti; Në PS thonë se për sa më sipër, shefi e shpërbleu duke i besuar të propozuarit e tij në pika kyçe të administratës vendore dhe qendrore të cilët i janë besnikë dhe ia shpërblyen me “qerasje te mire”, për të cilat Balla iu ka shprehur falënderimet atyre për besnikërinë. Kuptohet këtu janë dhe të zgjedhurit vendorë si kryebashkiaku i Librazhdit.

Së gjashti; Ndoshta Ballës nuk i ka mjaftuar vetëm të qenit të paaftë dhe servil, për tu ngritur në detyrë si përfaqësues i denjë i Rilindjes ku sipas opozitës iu desh të bashkëpunojë dhe me bandat dhe të korruptuarit. Rasti e deshi që ai të akuzohej publikisht nga PD për lidhje me bandat dhe jo një, por dy herë; si garanti i makinave “Toyota Yaris” me 3.4 euro të kapura në Portin e Durrësit si dhe sipas Partisë Demokratike e cila për mediat paraqiti dokumente zyrtare dy herë madje, për skandalin e përfitimeve prej miliona eurosh nga Buxheti i Shtetit, të një trafikanti biznesmen, Edmond Begos i arrestuar në Greqi si i dënuar në Itali. Sipas PD, Bego i kishte përfituar këto tendera falë miqësisë së tij me kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën. Nën presionin e medias Balla këtë herë e pranoi njohjen familjarisht me Begon!

Së shtati; Zelli i një të paafti për të qenë sa më servil nuk ndalet dhe Balla nuk kishte se si të mos bënte skandal edhe në Parlamentin Shqiptar në rastin e votimit të Prokurores së Përkohshme në mënyrë të njëanshme nga PS. Taulant Balla është kapur me pamje duke vjedhur karta elektronike votimi nga radhët e opozitës dhe votuar në emër të tyre.

Së teti;  Ky është personi që i duhet Ramës, për të qenë zar i tij, dhe me cilësitë e të paaftit, servilit, të bindurit verbërisht, të lidhurit me elementë të korruptuar dhe kriminal. Për këto merita të veçanta Balla është graduar dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS si dhe kreu i Grupit Parlamentar.

Balla sot bën një jetë luksoze dhe është një rival për një korrupsion cilësor. Në media janë bërë publike bizhu dhe çanta të shtrenjta të tij dhe familjarëve, pa shkuar më tej, por Taulanti ka punuar për këtë ditë në mënyrë sistematike pa spikat asnjëherë si me intelektin e tij.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 18:31

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nga borxhet te dhuratat/ Shkarkohet kryetarja e gjykatës së Apelit në Vlorë Alma Liçaj

Aktualitet

Nga borxhet te dhuratat/ Shkarkohet kryetarja e gjykatës së Apelit në Vlorë Alma Liçaj

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Alama Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë. Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj u akuzua për fshehje...

Iu gjet drogë në makinë, kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident (FOTO)

Aktualitet

Iu gjet drogë në makinë, kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident (FOTO)

Një automjet i ngarkuar me drogë është aksidentuar në Lezhë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në rrugën rurale që lidh fshatin Kaçinar...

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Aktualitet

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun. Meço është bërë zyrtarisht pjesë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!