Në gjuhën e tyre

E Enjte, 13 September 2018 18:06

Nga Qemal SAKAJEVA

Lajmi ishte përhapur me Facebook, se promovimi i librit do të bëhej në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, data 11.9.2018, ora 11. Duke shkuar për te salla, një mesoburrë me uniformë zyrtare  dhe baxhë varur në qafë, e hetoi paqartësinë tonë, për vendndodhjen e saj, dhe udhëzoi:

-Sipër, lartë në katin e dytë.

Salla qe mbushur me të ftuar, dhe Simon Rrota (23.1.1887-27.1961) ishte i pranishëm vetëm si frymë, me emër në krye të librit, falë Pjetër Logorecit, Eduard Rrotës dhe Frano Kullit, i Botimeve Fishta. Aty folën gjashtë veta, i pari  ndër ta drejtori i Muzeut , i cili u shpreh në gjuhën standart, dhe ndër të tjera tha se Shkodra ishte kryeqytet kulturor i Shqipërisë dhe gjuhën e Simon Rrotës e cilësoi “ shkodranishte të ëmbël”. Pesë të tjerët folën në gegnisht.

Pas përfundimit, në hollin e madh përballë derës dalëse nga ana e pesëmbëdhjetëkatëshit, u shfaq përsëri  burri me uniformë zyrtare e baxhë. Duke vështruar, tek mbanim nga një libër në dorë, u afrua me ngut për ta parë dhe njëkohësisht tha:

-Paska botuar libër?

Ndoshta e ngatërroi me dikë tjetër të gjallë. Autorin nuk ka pasur si ta njihte, sepse ai ka shumë vite që ka ndërruar jetë. E mori librin ndër duar dhe titullin e lexoi me zë:

“Simon Rrota: Po shkru për vendin dhe shkodranin”.

Buzëqesha për mos ta fyer, dhe  i thashë:

-Jo,jo! E lexove gabim. Lexoje prapë.

Nisi të lexonte edhe më i përqendruar.

“Simon Rrota: Po shkru për...”, - tha me zë dhe nuk vazhdonte.

-Prapë lexove keq.

Ia nisi nga e para.

“Po shkru...”, - tha, pastaj e ndërpreu përpjekjen për lexim të mëtejshëm dhe m’u drejtua: ”Ja, a nuk e është “ për vendin dhe shkodranin?”

-Jo, nuk është e shkruar siç e lexon ti. A ta lexoj unë për ty?

Miratoi me vështrim i dorëzuar.

Ia lexova emrin e autorin dhe titullin e librit:

“Simon Rrota: Po shkruej për vedi e Shkodrën”.

Me të dëgjuar titullin që ia lexova, burri lëshoi një fjali të shkurtër shfajësuese për veten e tij ( dhe shumë të tjerë), diçka e pritshme, por për të vënë duart në kokë:

“Qënka në gjuhën e tyre!”-tha.

Duke u larguar, të dy me shokun  tim, thamë:

-Sa keq që nuk është i vetmi. Gjysëm analfabetë në toskërisht dhe analfabetë të plotë në gegnisht, deri në tëhuajsues të  gegnishtes, ka aq shumë!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!