Si po i rrjep Rama shqiptarët me AMA-n

E Enjte, 13 September 2018 17:35

Nga Luçiano Boçi

Kjo historia e dekoderave nuk është as e re e as e papritur.

Nuk është e re, sepse të paktën cdo familje tek ne që ka ndjekur me ëndje programet Tv, mund të ketë në shtëpi nja 5 a 6 të tilla, si trofe mashtrimi suksesi nga operatorët aktualë.

Nuk është as e papritur, sepse Rama sa erdhi, kapi Autoritetin e Medias dhe e përdori e po e përdor atë për të furnizuar financiarisht mediat pro tij, që sot me thënë të drejtën e mbajnë në karrigen e pushtetit dhe për të rrjepur njerëzit shikuese.

Pasi i ndau rrjetet frekuencore nga zyra e vet, duke qerasur atë që donte e rrjepur atë që donte me këtë pasuri kombëtare, ai nuk u mjaftua me kaq.

Prej 5 vitesh lejoi në treg shitjen me çmime të kripura të televizorëve me dekoder të integruar, jashtë standardit DVB-T2, që sot nuk funksionojnë, duke djegur miliona nga xhepat e shqiptarëve.

Në prag të zgjedhjeve të 2017, i doroviti nga buxheti i njerëzve në fakt, por që quhet i shtetit, këtyre operatorëve, jo pak, por plot 5 milion euro.

Ia dha para të thata në dorë.

Para të cilat mund të ishin bërë shkolla e spitale dhe jo propagandë e reklama qeveritare.

Këtë e bëri me një ligj special,ligj që binte në kundërshtim flagrant me ligjin për median 97/2013.

Sipas ligjit të medias operatorët e licensuar duhet t’i lironin menjëherë frekuencat e zëna përndryshe gjobiteshin.

Në vend të tyre që e meritonin, ligji i Ramës i 2017-tës, gjobën ja ngjeshi qytetarëve, të cilët i paguan kështu fajtorëve 5 milion euro nga xhepi.

Grabitja vazhdoi përsëri.

Qeveria Berisha përcaktoi në Strategji pajisjen me dekoder falas për të gjithë familjet për kalimin në transmetim numerik.

Ndërsa Rama vendosi tua shesë me 30.000 lekë, përndryshe nuk mund të shihnin asnjë kanal.

Madje atyre me ndihmë ekonomike që ja dha falas, ja llogariti me një kosto 44.000 lekë, duke i vjedhur hapur fare.

Por nuk merr fund këtu.

Qeverisja e PD vuri kusht dekoderin universal, për të gjithë operatorët, që do të thotë një aparat i vetëm që liston të gjithë kanalet dhe akseson mundësinë e dekriptimit për të gjithë kanalet e koduar, pavarësisht operatorit.

Ndërsa Rama me AMA-n e tij i jep viston operatorëve që të bëjnë qejf me dekoderat.

Qytetari tani që të shohë Champions Leage i duhet dekoder tjetër.

Për Kampionatin anglez, italian... etj i duhet një dekoder tjetër.

Për Tv lokale një tjetër.

Vetëm “helmin” e propagandës e kanë falas.

Këdo dekoder të blejë mileti, “specialistët” kanë marrë masa që ky të jetë me shumicë.

Pra i duhet një mullar me dekodera dhe një trasje me para për t’i blerë.

Ndërsa AMA luan “dam” me njerëzit.

Ka gjetur variatin çel e mbyll, fik e ndiz, dhe po i ha dhe qindarkat e fundit nga xhepi qytetarëve, që në fund lojën ta fitojë me patjetër “shefi”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...