Si është Kuvendi ashtu bëhet vendi

E mërkurë, 08 August 2018 08:29

Nga Augustin Palokaj

Një thënie të vjetër se “si është vendi bëhet kuvendi” në rastin e Kosovës duhet kthyer anasjelltas: “Si është Kuvendi bëhet vendi”. Kosova me një Kuvend çfarë ka pasur deri tash dhe vazhdon ta ketë nuk mund të bëhet vend funksional. Kuvendi i Kosovës është kështu, sepse të tillë e duan ata që për fatin e Kosovës duan të vendosin nëpër takime nën hijet e pemëve, në paradhoma hotelesh, restorante private e jo aty ku duhet, pra në Kuvend. Kuvendi edhe tash kur bëhen pazare me Serbinë në emër të Kosovës shfrytëzohet vetëm për të marrë përgjegjësinë për atë që merren vesh aktorët kryesorë institucionalë dhe jashtinstitucionalë
Kosova nuk është një shtet me institucione me të cilat mund të mburret. Ka një qeveri me ministra nën hetime për dyshime për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, ka një prokurori me ndikim politik, gjykatës joprofesionalë dhe pa guxim, dhe shumë institucione të tjera të cilat janë larg nga niveli i dëshiruar. Por duket se nuk ka asnjë institucion aq të dështuar, aq të papërgjegjshëm dhe shpesh edhe qesharak sa është Kuvendi i Kosovës. Pikërisht ky institucion do të duhej të ishte shtylla kryesore e shtetit. Do të duhej të ishte vendi ku gratë dhe burrat, përfaqësuesit e popullit, do të kuvendonin dhe merrnin vendime për fatin e vendit. Por nuk është i tillë. Askush nuk e respekton atë. As deputetët, as Qeveria dhe ministrat, as bashkësia ndërkombëtare, e të gjithë flasin për rëndësinë e tij.
Nuk ka faj Kuvendi pse nuk është më i mirë, më profesional dhe më i përgjegjshëm. Kanë faj ata të cilët e duan të tillë, të parëndësishëm dhe që shërben vetëm si dekor.
Një thënie të vjetër se “si është vendi bëhet kuvendi” në rastin e Kosovës duhet kthyer anasjelltas: si është Kuvendi bëhet vendi. Kosova me një Kuvend çfarë ka pasur deri tash dhe vazhdon ta ketë nuk mund të bëhet vend funksional. Kuvendi i Kosovës është kështu, sepse të tillë e duan ata që për fatin e Kosovës duan të vendosin nëpër takime nën hijet e pemëve, në paradhoma hotelesh, restorante private e jo aty ku duhet, pra në Kuvend. Kuvendi edhe tash kur bëhen pazare me Serbinë në emër të Kosovës shfrytëzohet vetëm për të marrë përgjegjësinë për atë që merren vesh aktorët kryesorë institucionalë dhe jashtinstitucionalë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, apo siç e quan BE-ja “Beogradit dhe Prishtinës” apo “mes palëve” është shembull i mirë me të cilin mund të shpjegohet se si është injoruar ky institucion i shtetit të Kosovës. Bashkimi Evropian në disa raporte progresi radhazi e ka kritikuar Kuvendin e Kosovës se nuk po e luan rolin e mbikëqyrësit të ekzekutivit. Por kur i kemi pyetur zyrtarët e BE-së se a do të ishte mirë që Hashim Thaçi, qoftë si kryeministër, ministër apo president, para se të marrë përgjegjësi në dialog me Beogradin të marrë mbështetjen e Kuvendit dhe aty së pari t’i debatojnë kompromiset, në Bruksel janë përgjigjur se “kjo nuk do të ishte mirë, sepse kur niset debati për çështje të ndjeshme atëherë ai devijon dhe kompromiset bëhen më të vështira”. Prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare ka mbështetur për vite devalvimin e Kuvendit të Kosovës, duke e kritikuar pse nuk po e kryen detyrën e vet të kontrollit të Qeverisë, por duke qenë e lumtur se është kështu. Thaçi kështu ka marrë përgjegjësi në Bruksel e pastaj i ka sjellë ato në Kuvend duke bërë presion ndaj deputetëve që t’i miratojnë ato, ndryshe do të quhej antievropian dhe antiamerikan.
Kur Kuvendi i Kosovës refuzonte të miratonte ndonjë vendim që kërkonte BE-ja, atëherë në Bruksel zemëroheshin me Thaçin. Sepse ishin të bindur se, nëse ai do, atëherë mund ta bindë Kuvendin. Dhe patën të drejtë. Thaçi gjithmonë arrinte të siguronte mbështetjen e Kuvendit. Nëse jo me ndihmën imagjinare apo reale amerikane dhe evropiane, atëherë duke i përfituar kundërshtarët, nga Isa Mustafa e deri tek Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.
Në vende me demokraci të pakonsoliduar pikërisht përmes imponimit të qëndrimeve ndaj Parlamentit matet fuqia e një udhëheqësi.
Për fatin e Kosovës sot kanë fuqinë të vendosin Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj me shokët, bashkëpunëtorët apo partnerët e tyre institucionalë dhe joinstitucionalë. Çfarëdo që ata pajtohen mes vete mund ta imponojnë si qëndrim të Kosovës. Dhe në fund mund ta kalojnë edhe në Kuvend nëse duan. Sepse nuk është Kuvendi ai që dikton, por ai që bekon atë që diktojnë të tjerët. Në anglisht për një kuvend të tillë ekziston thënia se shërben si “rubber stamp” (si një “vule gome”) që konfirmon atë që kanë vendosur të tjerët.
Derisa Kuvendi i Kosovës të jetë i tillë, as Kosova nuk do të bëhet shtet më i suksesshëm sesa që është. Deputetët e Kosovës qëllim kanë që të bëhen deputetë e jo të punojnë si deputetë me përgjegjësi. Shumica e madhe e tyre do të pranojnë çfarëdo që kërkohet nga ta, do të jenë ushtarë besnikë të partive dhe shefave të tyre, vetëm për ta mbajtur atë vend dhe privilegjet që sjell statusi. Preokupimi i tyre do të jetë zgjatja sa më e madhe e mandatit të tashëm dhe gjasat për të fituar edhe ndonjë mandat në të ardhmen. Pra, do ta shohin Kuvendin si një vend për kushte të Kosovës shumë fitimprurës të punës e jo si institucion ku marrin vendime të rëndësishme për fatin e popullit që i ka zgjedhur. Dhe në fund, nuk do të kenë aq shumë të drejtë ata që i kritikojnë sepse ata kanë argumentin kryesor: populli i ka zgjedhur. Pra, prapë faji do të kthehet tek ata që edhe paguajnë çmimin më të madh të dështimit të tyre, pra tek qytetarët e Kosovës. Koha.net

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...