Thirrje Prokurores së Përgjithshme!

Tuesday, 07 August 2018 18:51

Nga Lindita Metaliaj/

Të dashur miq!

Varfëria është mjeti më i sigurt për t'i sunduar njerëzit. Kur njerëzit janë të varfër, sundimtari ua blen nevojat që kanë, nevojën për punë, nevojën për përkrahje, ua blen që të rrinë urtë dhe të mos flasin,as te revoltohen kur shikojnë vjedhjen dhe dhunën e përgjithshme.

Pse mendoni se u pesfishua braktisja e Shqipërisë? Jo prej problemeve të së shkuarës siç na thotë Edi Rama.

U pesëfishua se nuk po përballojnë shkatërrimin e prespektivës, shkatërrimin përfundimtar të mundësisë që nesër të nisin një jetë familjare, me një punë, një shtëpi, një kopësht për fëmijët, një shkollë ku te merret dije,e jo te shkohet sa për të kaluar rradhën, një spital ku të gjejnë shërim e jo ankth dhe pasiguri, një komisariat ku të kenë besim dhe jo dyshime se edhe vetë policët janë miq me kriminelët.

Të jemi të sinqerte e te mos genjejme veten!

Pra, le ta themi troç, kur ti ke një sfidë me luftën kundër krimit, duhet të forcosh policinë. Por ti shkon e kthen policinë në shërbëtore të krimit, policët në numërues të rrënjëve të hashashit.

Ketë bëri Edi Rama.

Kur ke një sfidë me arsimin, zbulon që arsimi është bërë partiak, është ulur niveli intelektual i mësuesve, ti kërkon një konsensus me të gjithë njerëzit e mençur, për ta shpëtuar arsimin. Por në vend të kësaj, ti shkon e rëndon edhe më tej problemin, e banalizon edhe më shumë.

Ketë bëri Edi Rama.

Ke problem me sistemin shëndetësor. Në vend që të rrisësh buxhetin, të kualifikosh më mirë mjekët dhe infermierët, paratë që duhet të përdoreshin për ketë punë, ti ua shpërndan me konçesionet e Ilir Beqajt, klientëve të tu. Pra keq e më keq.

Kur ti ke sfidë menaxhimin publik dhe paratë e buxhetit, ti duhet të zgjedhësh njerëzit e kualifikuar. Dhe për ketë dua t'i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka gjetur një dëm prej miliona eurosh, shkaktuar nga administrata e Edi Ramës.

Të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi çdo person që ka shkaktuar dëme, qe ka shpërdoruar paratë që duhet të përdoreshin për arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe për përmirësimin e cilësisë se jetes.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vendet ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Aktualitet

Vendet ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Të tradhtosh bashkëshortin është ende e paligjshme në disa shtete. Shumica e shteteve tradhtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person...

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Aktualitet

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit. Një karakteristikë e këtyre njollave është se janë simetrike. Pra nëse këto njolla dalin në...

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Aktualitet

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi. Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!