“Kutia e Pandorës” është hapur!

Tuesday, 07 August 2018 17:36

Nga Beqir SINA

“E ata që e hapin le ta bartin këtë”, ka thënë Daçiq,tre vjet më parë, duke ia lënë kopilin në preher Thaçit.
Nuk ka politikan, analist dhe gazetar, që nuk i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, do të thoja se edhe vet “shpiksit” e kësaj ideje, janë po të të njëjtit mendim –
Mirëpo, dy liderit kryesor në Beograd e Prishtinë(Thaçi dhe Vuçiç) nuk kan më guxim ta pranojnë, tani, ngase është aq vonë sa nuk kan nga t’ja mbajnë se marrëveshja është arritur dhe nuk ikin dot më - “Kutia e Pandorës” është hapur!
Kosovën, dialogu i bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, e ka future në “Kutinë e Pandorës”. Mbasi deri tani ai që ka fituar më shumë nga këto bisedime është Beogradi.
Kosova, simbas planit strategjik të Serbisë është tani te koha e Kutisë së Pandorës, e cila nuk mund të duronte më shumë........!?
“Kur Epimetheusi u largua nga dhoma, Pandora më në fund e hapi kutinë. Jashtë vërshuan krijesa fantazmë që sillnin në sëmundje, varfëri, mizerje, trishtim, vdekje dhe të gjitha të këqijat e botës. Pandora e përplasi kapakun që të mbyllej, por ishte shumë vonë, e gjithë përmbajtja kishte shpëtuar përveçse një pjese të vogël që shtrihej në fund. Shpresa.”
Kosova tashmë dihet se i ka bërë të gjitha kompromiset e saj, duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Madje, Kosova i ka bërë këto kompromise edhe në kohë më të vështira, se sa tani – ngaqë ajo ka shtetin e saj dhe sovranitetin e saj, megjithëse e dinte se nuk ka kompromise në botë që të mos jetë i hidhur.
“Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, ka thënë ish-zëvendësi i Ahtisaarit., Rohan.
Por, sipas tij, reciprociteti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.
“Si hap i parë, Serbia duhet të ndalë agjitacionin e vet armiqësor kundër Kosovës, duke bllokuar lirinë e lëvizjes dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen në forume rajonale. Hapi përfundimtar duhet të jetë njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia”, ka theksuar Rohan.
Muajve të fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen ose shkëmbimin e territoreve të Kosovës si një zgjidhje përfundimtare.
Presidenti Hashim Thaçi refuzon ta quajë shkëmbim, por vetëm korrigjim të kufirit me Serbinë, ani pse e ka institucionalizuar kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.
Por ai ka refuzuar të tregojë se çka do të jepte Kosova në këmbim të Luginës, shkruan shtypi kosovar.
Analistët politik thonë se një marrëveshje e tillë për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, sjell shumë rreziqe.

Madje njeri prej tyre sot tha, nga Tirana, se një zgjidhje e tillë rrezikon të krijojë një precedent të keq, pasi edhe vendet të tjera mund të kërkojnë të rinegociojnë probleme të tilla në Ballkan, “çka sjell rrezik të madh, duke rikthyer kapituj historik që tanimë janë mbyllur”.
“Kur ne duam që territoret e shqiptarëve, që tashmë janë në Serbi t’i bashkohen Kosovës, atëherë e dimë që do të ketë edhe një lëshim nga ana tjetër. Ka disa rreziqe sa i takon propozimit të presidentit Thaçi. Nga njëra anë duket se kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë i shërben vetëm dy liderave.

Nga ana tjetër një korrigjim i tillë i territoreve sipas etnive do të bëjë që të krijohet një precedent i keq, pasi edhe vendet e tjera mund të kërkojnë shkëmbim territoresh. Dhe kjo do të bëjë që të hapet kutia e Pandorës, duke rrezikuar që të shkohet në një luftë botërore”, tha 24 Orë News në emisionin e saj “Opinion”, sot duke shtuar se me këto debate hapet një problem që tashmë është mbyllur, pra Pavarësia e Kosovës.

“Ndryshime të tilla hedhin poshtë Kushtetutën e Kosovës. Përcaktimet janë të saktësuara qartë në dokument”.

Ndërkaq, ajo që e bënë më të koklavitur problemin qëndron në atë se edhe zyrtarët më të lartë serbë, përfshirë Presidentin Vuçiç, Kryeminstreshen Barbiç, edhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, vazhdojnë të pohojnë publikisht se kjo është “e vetmja zgjidhje realiste”.

“Unë kam kundërshtuar vazhdimisht idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve. Këto janë koncepte të vjetruara të shekujve të mëparshëm, të cilat nuk duhet të kenë vend në kohët moderne.
Për Ivica Daçiç, Kosova e hapi “Kutinë e Pandorës”.
“E ata që e hapin le ta bartin këtë”, ka thënë Daçiq,tre vjet më parë.”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Lifestyle

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Sidoqoftë, nëse...

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Lifestyle

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në...

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Sport

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2. Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma...