Një mësim që duhet mësuar

Premte, 06 July 2018 14:42

Nga Ylli Manjani

5 vitet e fundit duhet të na kenë shërbyer për të mësuar një mësim: Nuk qeveriset vendi as nga e as me Ambasadorë!

Nuk është çështje sovraniteti, e as tangërllëku provincial. Është çështje parimi dhe llogjike.

Duke ruajtur respektin dhe konsideratat për SHBA dhe BE, ambasadorët e tyre që shërbyen në 5 vitet e fundit nuk e ndihmuan Shqipërinë! Ata qartësisht ndihmuan Qeverinë e Edi Ramës, por jo Shqipërinë e as Shqiptarët!

Ndihma e pa kursyer që i dhanë pushtetit personal të Edi Ramës, e ka çuar Shqipërinë sot pas 27 vitesh pluralizëm, në një shtet me qeveri moniste dhe parlament me shumicë monopartiake.

Vendi sot është një hap larg vendosjes së një sistemi të ri diktature. Një diktaturë e frymëzuar nga komunizmi Shqiptar por i përshtatur me modelin Erdoganist.

E thënë më thjesht, populli mbahet me terapinë propahandistike “pasanikët në burg” (siç bëri Enveri), ndërsa qeveria në realitet e ka Shqipërinë çiflig personal, që bën bisnes me një dorë pasanikësh (siç bën Erdogani).

Këtë realitet e kemi peshqesh edhe nga mbështetja e pa kursyer e ambasadorëve që ikën Lu dhe Lei. Unë jam nga ata që as kërkoj të keqen e as pres të mirën nga Ambasadorët! Por roli i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe me efekte të dukshme në instalimin e klikës Rama në krye të një pushteti absolut!

Më i rrezikshmi që nga koha e pushtetit të Enver Hoxhës! As më intereson fare debati “vepruan me kokë të vet, apo me udhëzimet e qëndrave të tyre”!

Neve na është bërë një dëm shumë i madh, vështirësisht i riparueshëm! Nuk e besoj dot që në Washington (dje dhe sot) apo në Bruksel të jenë dhënë udhëzime që Shqipëria të kthehet në shtet Monist dhe shqiptarët në trafikantë ose emigrantë!!

Çështja është që ne jemi një vend shuuuuumë i vogël, që na i dinë mirë zorrët në bark! Ne nuk jemi as rrezik e as partner me askënd! Ndaj asnjë kancelari nuk ka ndonjë vemendje të shtuar për ne!

Në këto kushte ambasadorët që vijnë këtu, në një mjedis ku fjala e ambasadorëve është ligj, sillen natyrshëm sikur na qeverisin! Faji është yni, natyrisht! Faji është krej yni, që nuk i kërkojmë hesap atyre të zgjidhen për të qeverisur, por presim ta bëjnë këtë disa rrogëtarë të huaj, të mirëpaguar nga shtetet e tyre!

Ky është kulmi i budallëkut! Nuk është punë e tyre as të na qeverisin e as të na ndryshojnë qeverinë! Shpresoj shumë që ta mësojmë të gjithë këtë mësim! Nëse duam të jemi popull normal si çdo popull i Europës, duhet të zgjedhim dhe të rrëzojmë vetë qeverinë.

Nuk funksionon me Ambasadorë! Nëse nuk bindemi dot as pas këtij dështimi spektakolar me këto të dy që ikën, ska më shpresë! Ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo gjë... Parardhësit tanë prinin aletatën të zbarkojnë. Por s’e qethi njeri...

Njësoj është prap...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Krime makabre, ja 7 vrasësit serialë më të frikshëm të botës

Aktualitet

Krime makabre, ja 7 vrasësit serialë më të frikshëm të botës

Vrasësit serikë janë ata persona, të cilët masakrojnë njerëz për kënaqësi personale Ju njohim me 7 vrasësit serikë, të shumëpërfolur në botë: 1. Amardeep Sada Është vështirë të besohet, por Amardeep Sada është...

BBC: Maurizio Sarri, historia e bankierit që do të drejtojë Chelsea-n

Sport

BBC: Maurizio Sarri, historia e bankierit që do të drejtojë Chelsea-n

Duhet ta falni Antonio Konten nëse të premten e shkuar u ndie sikur po përsëritej historie. Fundja, nuk është hera e parë që pushohet dhe zëvendësohet nga Maurizio Sarri. Pasi u...

Si në filma/ Zbulohet plani për të ekzekutuar kryeministren britanike

Globi

Si në filma/ Zbulohet plani për të ekzekutuar kryeministren britanike

Autoritetet britanike kanë parandaluar një atentat të planifikuar ndaj kryeministres britanike Theresa May. Siç raportojnë mediat, 20-vjeçari Naa’imur Rahman u arrestua nga policia para se të vinte në zbatim planin e...