Numri dy i Partisë së Merkelit i vë emër "Peshkut të Madh"

Hënë, 11 June 2018 19:47

Në një intervistë ekskluzive për Kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka treguar qartë se cilat janë kushtet për hapjen e negociatave: burgosja e Tahirit, si peshk i madh dhe dorëheqja e  Fatmir Xhafajt.

Por, çfarë duhet lexuar nga kjo deklaratë?! Së pari, duhet të peshojmë personin që bëri deklaratën. Dr. Wadephul është zv. Kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor. Pra, është njeriu i dytë në hierarki, por zyrtari i parë përmes së cilës kancelarja Merkel përcjell politikat e saj të jashtme. Pra, deklarata mbart një valencë të rëndësishme, jo vetëm besueshmërie, por edhe vendimmarrëse.

Së dyti, kur kërkohet burgosja dhe dorëheqja, përkatësisht e Tahirit dhe Xhafës, dy bashkëpunëtoreve politik dhe personal të Ramës, mesazhi që përcillet është se kërkohet largimi i vetë kryeministrit. Është pikërisht ky akti, pra largimi i Ramës, që i përmbledh në një paketë të vetme si burgosjen e peshkut të madh ashtu edhe dorëheqjen e Xhafës. Pse? Sepse Tahiri, nga një larvë tabelash të zeza s’u bë peshk i madh nga sevdaja, por ai vjen nga i njëjti rezervuar kriminal ku lundron oktapodi Rama. Moralisht, politikisht dhe penalisht, ky verdikt gjerman se Tahiri është peshk i madh e hedh rrjetën e Gjermanisë edhe tek Edi Rama.Më e rëndësishmja, Numri 2 i Kancelares Merkel i vuri emër këtij peshku të madh për t'u treguar disa ndërkombëtarëve të brendshëm që të mos bëjnë diversione me cironka.

Së treti, reforma e drejtësisë, e ambalazhuar nga qeveria dhe ndërkombëtarët “e brendshëm”me mantelin prej superheroi, po demaskohet tani si shkaktarja e bllokimit të drejtësisë. Numri dy i kancelares Merkel theksoi se “duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK –ut”.  Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë, njëra gardiania e Kushtetutës  e tjetra autoriteti final i  vendimeve përfundimtare, tregon gjymtimin e shtetit, në atë masë saqë mund të themi se për ca pleshta, reforma dogji gjithë jorganin e drejtësisë. Pra, aktualisht na duhet një reformë në drejtësi për të reformuar vet reformën në drejtësi, pasi i gjithë sistemi i drejtësisë është bërë kotkë.  Pra, është demaskuar tanimë se këto duar të përlyera me kokainë dhe hashash nga tabori politik i Ramës, jo vetëm që s’po bëjnë reformë në drejtësi, por po e përçudnojnë për të siguruar mburojë për krimin e organizuar.

Qeverisja e Edi Ramës e arriti standardin më të madh të publicitetit, saqë po i kërkohet dorëheqja edhe nga instanca ndërkombëtare, fiks si dikur Noriegës. Sentenca është e qartë: Largimi i Ramës është parakushti për plotësimin e kushteve që na kërkohet për integrimin evropian./ Redaksionale 55news.al

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 15:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Globi

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Liderët politikë në Itali shprehën optimizëm për planet e zgjerimit të buxhetit në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Brukselit i takon të pranojë apo refuzojë shpenzimet e ekonomisë së tretë...

Gjermania deporton bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit

Globi

Gjermania deporton bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit

Gjermania deportoi një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendin të tij të origjinës, Marok. Zyrtarët gjermanë konfirmuan se...

Qyteti mbushet me arinj polarë të uritur

Globi

Qyteti mbushet me arinj polarë të uritur

Banorët e një qyteti të largët rus janë mbushur me arinj polarë të uritur dhe kanë frikës se mund t'i hanë ata në momente kur nuk janë të vëmendshëm. Në një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!