Gruaja 129- vjeçare: Jetëgjatësia ime, ndëshkim nga Zoti

E mërkurë, 16 May 2018 18:45

Një grua nga Çeçenia, e cila thotë se është personi më i vjetër në botë, është shprehur se ditëlindja e saj e 129 nuk është gjë tjetër veçse një ndëshkim nga Zoti.

Koku Istambulova deklaron se nuk ka parë një ditë të lumtur në jetën e saj dhe nuk e kupton dot se si ka arritur që të jetojë kaq gjatë.

Pasaporta e saj shkruan se ajo ka lindur në 1 qershor 1889. Vetë Koku shpjegon se nuk ka asnjë sekret për këtë jetëgjatësi.

“Është vullneti i Zotit, unë nuk kam bërë asgjë. Kam dëgjuar që njerëzit që jetojnë gjatë janë marrë me sport dhe kanë ngrënë ushqime të veçanta, por unë nuk kam bërë asgjë nga këto. Unë thjesht kam bërë punë të rënda, jam lodhur nga jeta. Jetëgjatësia nuk është dhuratë e Zotit për mua, është ndëshkim”, shprehet 129-vjeçarja, e cila ka nisur të ketë shumë probleme me shikimin.

Gjatë jetës së saj, Koku ka humbur shumë fëmijë, përfshirë një djalë 6-vjeçar. Vajza e fundit që i kishte mbetur vdiq 5 vite më parë, në moshën 104-vjeçare.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fotoja si 15 vjeçare zbulon të vërtetën e operacioneve të Ronela Hajatit

Show-biz

Fotoja si 15 vjeçare zbulon të vërtetën e operacioneve të Ronela Hajatit

Është po e njëjta fytyrë sikurse tani, përvec moshës që ka ndryshuar, shkruan Kosovarja. Këngëtarja simpatike Ronela Hajati, është ndër më të pëlqyerat e momentit, e aq më tepër për karakterin...

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Aktualitet

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Delinda Zhupa është një nga aktoret më të dashura të humorit dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Delinda është e njohur për personazhet e saj në Portokalli si ‘Psikologia’ apo ‘Çifti...

Sekuestrohen municione, mbi 400 të shoqëruar (Video)

Aktualitet

Sekuestrohen municione, mbi 400 të shoqëruar (Video)

Policia e Shtetit dhe FNSH ka bërë bilancin e një jave në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave në kërkim. Polica bën me dije...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!