Fotogaleri/ Se kemi parë as në ëndrra! Rezidenca 188 milionë dollarëshe që përfshin kinema, pishinë...

E Enjte, 09 August 2018 11:48

Në janar të vitit 2017, një rezidencë gjigante e sapondërtuar në Bel Air, një lagje të Los Angeles, doli në treg me një vlerë prej 250 milionë dollarësh. Kjo e bënte atë shtëpinë më të shtrenjtë të listuar ndonjëherë në Shtetet e bashkuara.

Këtë vit ajo ka dalë sërish në shitje, por me një çmim të reduktuar prej 188 milionë dollarësh. Është një nga shtëpitë më të shtrenjta në Amerikë dhe në fakt nuk ngjan shtëpitë e tjera në treg.

Rezidenca është e ndërtuar sipas një stili bashkëkohor, me linja të forta gjeometrike dhe xhama të mëdhenj.

Shtëpia vjen gjithashtu e mobiluar dhe përfshin një helikopter të dalë nga funksioni; një skulpturë gjigante kamere Leica, e cila është vlerësuar 1 milion dollarë; zona VIP brenda shtëpisë dhe dekorime të prodhuara nga Hermes.

Hapësirat përbëhen nga dy dhoma kryesore, 10 suita të mëdha për të ftuarit, 21 tualete, 3 kuzhina të ndara dhe plotësisht funksionare, si dhe 5 bare.

Shtëpia ka një pamje 270 gradë të zonës së Los Angeles

587fbf74ee14b6a17b8b5b1e 1136 833

Shtëpia vjen e mbushur me art, si dhe një helikopter të dalë nga funksioni, i cili përdorej për një shfaqje televizive. Helikopteri është riveshur nga brenda dhe është një nga vendet më të mira në shtëpi për të parë perëndimin e diellit.

Salla e kinemasë ka vend për 40 njerëz dhe vjen e dekoruar me një stil James Bond 007.

Nëse doni të luani, atje ka dhe një dhomë boëling me katër pista

Kantina e verës vjen e mbushur me disa qindra shishe

Gjithashtu mund të relaksoheni në dhomën e lojërave ku ka dhe karamele, apo të bëni një masazh në dhomën spa.

Uji është një nga detajet e dizajnit të kësaj shtëpie

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 11:51

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Bota Shqiptare

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR...

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Aktualitet

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha...

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktualitet

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se qeveria duhet ta mbyllë plotësisht aktivitetin e basteve edhe online, në të kundërt sipas tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!