Fotogaleri/ Projekti turistik zvicerian që do të kthejë fshatin në një hotel gjigand

E Enjte, 09 August 2018 11:40

Një fshat i vogël në Zvicrën jugore për ti mbijetuar braktisjes do të kthehet në një hotel turistik për turistët që kërkojnë një eksperiencë të re pushimi. Fshati që dikur kishte më shumë se 300 banorë, sot aty jetojnë vetëm 12 banorë, pothuajse të gjithë janë në pension. I përbërë me shtëpi guri e rrugica bosh, banorët duan që të sjellin fshatin përsëri në jetë, të paktën në verë.

Një fondacion privat, i cili mban emrin e fshatit Corippo ka vendosur që nëpërmjet një projekti turistik të kryejë rilindjen e fshatit.

Fabio Giacomazzi, arkitekti i fondacionit, kohët e fundit ka paraqitur konceptin: restoranti i fshatit do të bëhet pritja, holli i hotelit, rrugët do të jenë korridoret dhe disa nga shtëpitë do të jenë dhomat e hotelit, të cilat mund të rezervohen nga vera e vitit 2019.

Rreth 3.25 milion franga (3.27 milion dollarë) janë parashikuar për fazën e parë të ndërtimit. Deri në vitin 2020, Corippo do të bëhet pjesë e komunës së re të Verzasca, e cila do të bashkojë shtatë fshatra dhe do të ketë një popullsi të kombinuar prej rreth 900 banorësh.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Lifestyle

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Sidoqoftë, nëse...

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Lifestyle

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në...

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Sport

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2. Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma...