Shenjat e dëmtimit të organizmit nga konsumimi i tepër i kafesë

E Enjte, 12 July 2018 10:45

Teprimi i pirjes së kafesë mund të çojë deri te efektet anësore, të cilat deri tani ndoshta edhe i keni vërejtur, por nuk i keni lidhur me kafenë. Në çdo gjë duhet të kënaqeni me masë, ndërkaq ky rregull vlen edhe për kafen. Shumica e njerëzve nuk e fillojnë ditën pa një filxhan kafe, lajm i mirë është që kjo ka edhe mjaft përparësi shëndetësore, siç është jetëgjatësia.

Mirëpo, teprimi me këtë pije mund të çojë deri te efektet anësore të cilat deri tani ndoshta edhe i keni vërejtur por nuk i keni lidhur me kafen. Natyrisht, nuk duhet të hiqni dorë nga kjo pije, por kushtoni kujdes të mos e teproni me sasinë ditore.

Jeni të shqetësuar

Nga teprimi i pirjes së kafes bëheni dukshëm nervoz, sepse kafeina stimulon sistemin e mesëm nervor, ndërsa njëkohësisht lidh nivelin e adrenalinës, dopaminës dhe glutaminës. Ky kombinim mund të çojë deri te vështirësitë, nervozizmi, rrahjet e shpejta të zemrës, madje edhe deri te shpërthimi i hidhërimit.

Ju bie energjia gjatë ditës

Kafja mund t’ju çlodhë shumë shpejt dhe t’ju japë energji, mirëpo kur ajo energji të shpenzohet do të ndodhë ulje shumë e fuqishme. Disa hulumtime kanë treguar edhe se kafeina mund të shkatërrojë produktivitetin, gjë që mund të çojë deri te sabotimi në punë.

Shpesh ju duhet të shkoni në tualet

Kafeina është diuretik, gjë që do thotë që me pirjen e shpeshtë të kafes, do të urinoni më shpesh. Derisa hulumtimi tregon se si nga kafja nuk mund të dehidratoheni, e vërteta është që edhe pse me të nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi juaj nuk do të jetë mjaft i hidratuar.

Orari i gjumit ju është çrregulluar

Ekspertët pajtohen që kafja mund të çrregullojë gjumin dhe të zvogëlojë cilësinë e tij, por edhe gjatësinë. Madje edhe nëse kafen e konsumoni 6 orë para se të shkoni në gjumë, mund të ndodhë që në mbrëmje të mos mund të flini. Kafja gjithashtu mund të çrregullojë ritmin ditor të organizmit tuaj, për çka do të ndiheni të lodhur dhe të plogësht gjatë ditës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!