A ekzistojnë sapiosexualët? Tërheqja nga inteligjenca dhe dituria

Tuesday, 12 June 2018 21:37

Tërheqja seksuale zakonisht i referohet karakteristikave fizike të dikujt. Në fraksion sekonde, ne gjykojmë një kompleksitet tiparesh që na tërheqin.

Bazohemi në formë, simetri të fytyrës, raport midis belit dhe ijeve dhe muskulaturës. Ndërkohë që pamja e jashtme është mënyra se si pjesa më e madhe e njerëzve vlerësojnë tërheqjen ndaj të tjerëve, karakteristikat fizike nuk janë të rëndësishme për të gjithë.

Në shqip nuk ka një shpjegim të fjalës sapiosexual, ndërkohë që në dictionary.com ajo shpjegohet si: “ një person që mendon që inteligjenca është një cilësi tërheqëse te të tjerët. Burime të tjera e shtjellojnë akoma më shumë definicionin duke e prezantuar si: ai qe mendon që inteligjenca është tipari më i rëndësishëm.

 E sigurt është fakti që sapiosexual-ët tërhiqen nga njerëzit inteligjentë.
Fjala sapiosexual është një kombinim i dy termave latin, sapien ( i zgjuar, i ditur) dhe sexualis ( seksual, tërheqje/atraksion).

Ndonëse idea e tërheqjes nga njerez inteligjent ka ekzistuar gjithmonë, termi sapiosexual u përdor për herë të parë në shek 21, më saktë në vitin 2008.
Sapiosexualiteti u popullarizua nga OKCupid.com. Një platformë online e njohur për gjithëpërfshirjen dhe për përdorimin e disa opsioneve jo tradicionale rreth të dhënave personale, si gjini, identitet seksual, duke i përgatitur rrugën vitit 2014 dhe identifikimeve akoma më të vërteta dhe .
Sot ka aplikacione në të cilat mund të gjesh partnerin tënd inteligjent. Ndërkohë që kritikët thonë që ky identitet seksual është për ata që kanë pretendime, duke e krahasuar me seksualitete të tjera në modë si lumbersexual.
Ndërkohë që tërheqja bazuar në inteligjencë po ecën fuqishëm, padyshim që është diçka që njerëzit përjetojnë. Studimet tregojnë mëgjithatë që ndonëse sot sapisexual ekziston si identitet është pak e vështirë që njerëzit të identifikohen vetëm më këtë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqiptarët po mashtrohen masivisht me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja

Aktualitet

Shqiptarët po mashtrohen masivisht me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja

Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjeshte mashtrim. Specialistet treguan se disa nga vajrat janë përzierje industriale që s’kanë lidhje...

A e dini sa zgjat akti seksual gjatë verës?

Lifestyle

A e dini sa zgjat akti seksual gjatë verës?

Të gjithë e kanë pyetur të paktën një herë veten, sesa minuta duhet të zgjasë akti seksual? Kësaj pyetje, edhe studiuesit ende nuk i kanë dhënë një përgjigje fikse, shkruan “This...

Të gjithë ju prindër që keni fëmijë në shkollë, në shtator ju pret një surprizë e pakëndshme...

Aktualitet

Të gjithë ju prindër që keni fëmijë në shkollë, në shtator ju pret një surprizë e pakëndshme...

Librat këtë vit të ri shkollor do të kushtojnë më shtrenjtë. Dhe jo pak por deri në 35 përqind më shumë se një vit më parë. Matematika është rreth 19 përqind...