A po evoluon ende njeriu? Ndoshta po

Tuesday, 04 December 2018 13:47

Stili i jetesës moderne, ka favorizuar përzgjedhjen natyrore të tipareve të dobishme në aspektin e ushqimit, apo në sistemin imunitar. Kjo ka ndodhur në mijëvjeçarin e fundit, ndaj është e arsyeshme të mendohet se po ndodh edhe tani. A vazhdon ende evolucioni njerëzor?

Meqenëse ky është një proces gradual, i cili transformon ADN-në në harkun kohor të disa brezave të njëpasnjëshëm, sinjalet e tij në shekujt më të fundit dhe pranë nesh janë shumë të dobëta, për të qenë në gjendje të japim me siguri një përgjigje.

Megjithatë, shumë studime tregojnë se përzgjedhja natyrore, ka sjellë në kodin tonë gjenetik ndryshime të kohëve të fundit, në një proces të përshtatjes ndaj stilit modern të jetës (së fundmi, në terma evolucionarë, do të thotë gjatë mijëra viteve të fundit). Dhe tani edhe 2 studime të reja, shtojnë gjasat e hipotezës se po, jemi ende një specie në transformim.

Meny e re (dhe sëmundje të reja)

Studimi i parë (Universiteti i Zyrihut, botuar në revistën “Molecular Biology and Evolution”) lidh disa ndryshime gjenetike, të ndodhura në AND-në e para qytetërimit modern, e ndihmuar nga risi të të tilla si lindja e bujqësisë, dhe formimi i grupeve shoqërore më komplekse.

Hulumtuesit krahasuan ADN-në e 150 europianëve, që jetuan midis 5500- 3000 vjet më parë, me atë të 305 pasardhësve të Evropës moderne. Ky krahasim, bëri të mundur që të studiohen disa procese evolucionare, që kanë ndodhur gjatë 6000 viteve të fundit.

Kështu, janë vënë re me kalimin e kohës, disa variacione të gjeneve që rregullojnë metabolizmin e karbohidrateve:dieta e pasur me proteina e gjahtarëve-mbledhës, kaloi në një ushqim tipik me sheqerna, me bazë drithërat. Ne u detyruam t’i përshtateshim këtij ndryshimi, proces që nuk ka përfunduar ende.

Të dhëna të tjera të ndryshimeve evolucionare, janë vërejtur në sistemin imunitar. Por nuk është e qartë se çfarë nënkuptojnë këto transformime. Ajo që i ka shkaktuar, mund të ketë qenë afërsia e banimit me njerëzit e tjerë, çka rreth 6000 vjet më parë çoi në zhvillimin e një përgjigje ndaj ekspozimit ndaj sëmundjeve të caktuara, të përhapura si pasojë e mbipopullimit, apo për shkak të kontaktit të ngushtë me kafshët e fermave.

Ndërkohë, 2 procese u dukën veçanërisht tepër të “mbrojtura” nga mutacionet, me disa ndryshime evolutive në harkun kohor të marrë në studim:ndryshime që çuan në formimin e qelizave të vezëve dhe procesi i konsolidimit të lidhjeve nervore, që janë në themel të të mësuarit.

Sytë dhe fytyra

Në një studim të dytë, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kopenhagës në Danimarkë, ka zhvilluar një metodë të re për të njohur shenjat e seleksionimit natyror në ADN-në e njeriut modern, pa u ngatërruar me ndarjen apo shkrirjen e popullsive të lashta të paraardhësve.

Për shembull, falë kësaj teknike rezultoi se se një variant gjenetik, përgjegjës për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve, SLC45A2, është bërë më i zakonshëm tek evropiani i sotëm:kjo mund të ketë luajtur një rol në zhvillimin e një fytyre më të zbehtë, proces që mendohet se ka ndodhur gradualisht gjatë 10.000 viteve të fundit.

Po pse po ndryshojmë sot?

Teknika na ka lejuar ndërkohë të identifikojmë disa ndryshime evolucionare në ADN e popullatave të Azisë Lindore (më pak të studiuar se sa ato në Perëndim), të cilat përfshijnë sistemin imunitar. Me pak fjalë, më shumë se sa një provë na sugjeron të mendojnë se evolucioni është një proces i shpejtë dhe tipik edhe në epokën moderne.

Për të kuptuar se si po vepron ai tani është e nevojshme – thonë shkencëtarët – të identifikojnë presionet përzgjedhëse moderne, pra burimet e brendshme ose mjedisore që shkaktojnë transformimet. Ndoshta, ato janë shumë të ndryshme nga ato të 5 mijë-10 mijë viteve më parë.

Burimi: Focus / Bota.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!