Telenovela ekonomike vazhdon nën regjinë e magjistarëve të rinj rudina dhe edi. Fillojmë nga skenografia. Të ulen dritat. Hapet tenda. Hyjnë në prolog. Vazhdon monologu rudina dhe receta e saj ekonomike: “Jemi në kulmin e një krize ekonomike botërore, jemi në kushtet kur do duhet t’i ofrojmë vendit një alternativë për dekadën e tretë të demokracisë. Ndaj sot kemi një nevojë për atë idenë e re, atë idenë e thjeshtë, atë parimin e madh mbi të cilin të ndërtojmë modelin e ri të zhvillimit të Shqipërisë, të sendërtojmë idenë e re ekonomike për Shqipërinë”. Fjalët që riprodhuam lart ishin nga partitura e Rudina Seseri-t, një ekonomiste e politikës së re e dalë nga Universiteti prestigjioz Harvard business School, por që sot dëshiron të na japi leksion tekno-kracie ekonomike si kandidate e PS-së në Durrës.
Mirë. Përpara se të themi se Edi Rama ka një debolesë paksa të veçantë për emërzimet Rudina, do të themi se është e vërtetë që kemi nevojë për leksione. Përpos se ka leksione e leksione. Dhe ato që i nevojiten më shumë sot shqiptarve se gjithçka tjetër është nevoja për leksione thjeshtësie e pragmatizmi ekonomik. Sepse nuk jemi më ai populli i pa gjezdisur ku luhet me termat ekonomik të importuara nga po ato universitete që kanë shkaktuar këtë krizë botërore. Nuk është gabim, as nder, të thuash poshtë e lart që kam diplomë biznesi nga Harvardi për disa gjera.
E para njëherë, një e pjesë e mirë e kolegëve të Seserit – ata të dalë nga Harvard Bussiness School – janë po ata të ulur në karriget shumëmilionëshe të Wall-Street-it, të cilët luanin bixhoz më kreditë toksike sub-prime, d.m.th kredi që janë me risqe të larta si për borxhliun, ashtu edhe për fajdexhiun, e sidomos kur nuk ka likuditet, pra para në thesaret e bankave që japin kredi. Këtyre të ardhur si Mesia nga universitetet e SHBA-së kishin një uri të paparë për lekë, dhe e vetmja gjë që u interesonte ishin kalkulimet e fitimeve vetjake sesa risqet që mund të kishte një qytetar në blerjen e kredisë. Prandaj një mosbesim preventiv do të ishte e këshillueshem për këta të vetëshpallur taumaturg.
E dyta - nuk është e qartë akoma - politika ekonomike e partisë ku vetë Rudina bën pjesë. Deri tani kemi dëgjuar vetëm enciklikat bujqësore të një piktori me damar politik dhe të një vlonjati me kompleksin e rivalit ndaj Ministrit të Financave, Bode. Pastaj ku janë këto alternativat panaçea për një rritje ekonomike të qëndrueshme? Në mos vetëm në pasqyrën e thyer të kryetarit të saj? Vetë ky koncept: ekonomi e qëndrueshme është tog-fjalësh oksimor i përpunuar nga spekuluesit bankar aziatikë, e dëgjon vetëm në radiot e Kinës, Mao Tse Tunge, sepse qysh në leksionet e para në bankat e shkollave ekonomike botërore të mësojnë se ekonomia e vërtetë – në një vend liberist, kuptohet - është dinamike dhe rritja e qëndrueshme është pragu, se prapa saj është stanjacioni dhe kurba e rënies ekonomike. Tani Rudina duhet t’i shpjegojë ustait të saj Rama sesi mund të behet një riorganizim makroekonomik në
Shqipëri, pastaj po i doli kohë t’i shpjegojë sesi mund të bëhet një rritje ekonomike të qëndrueshme. Rritja ekonomik është aktive ose pasive. Disa gjëra janë bardhë e zi. Siç është vetë ekonomia jonë. Disa sektorë janë në sipërfaqe e disa të tjerë janë si një ajsberg në financat e një shteti, dikush më shumë e dikush më pak, si kudo në botë.
E treta duhet t’i bëjmë të qartë çiftit Rudina dhe Edi Rama se kjo furtunë financiare që po shkërmoq ekonomitë kinse të stabilizuara në të gjithë botën se, Shqipëria, duke qenë një vend në zhvillim e sipër, me rritje ekonomike aktive, asnjëherë pasive, ka marrë vështrim interesues të vendeve euro-atlantike. Kjo u konfirmua më së miri në mitingun ekonomik të përvjetçëm në Davosit-Zvicër.
E katërta për të ardhmen është e sigurt veprimi dinamik i ekonomisë shqiptare do apo s’do Rudina apo Edi Rama. Gjatë viteve 2008-9 ekonomia shqiptare po shënon në tabelë një ecuri pozitive, si në drejtim të rritjes ekonomike ashtu dhe për sa i takon stabilitetit makroekonomik. Mirëpo, ka shumë për të bërë por me nismën e thellimit të reformave strukturore, po shkojmë drejt një ekonomie më efiçente. Madje, kjo gjë konfirmohet lehtësisht në rritjen reale ekonomike pёr periudhën Tetor 2007 – Shtator 2008 etj., e llogaritur nëpërmjet Produktit tё Brendshëm Bruto Tremujor (INSTAT), që shënoi nivelin e 9.9 përqindëshit. Do apo do çifti rudina Rama.
E pesta është e vërtetë se situata jo e mirë ekonomike që pritet për një numër të konsiderueshëm të ekonomive më të mëdha botërore, sigurisht që përbën riskun mё tё prekshëm edhe për ekonominë. Megjithatë, duke qenë se promotori kryesor i zhvillimit e rritjes ekonomike qëndron në tregun dhe në aktorët ekonomik të brendshëm, kjo e vendos ekonominë shqiptare në një pozicion relativisht të mbrojtur ndaj këtyre zhvillimeve jo të favorshme.
E gjashta Shqipëria, tashmë nё njё “momentum” mjaft pozitiv ekonomik renditet në një prej tё paktave vendeve të cilat për gati njё dekadë rresht kanë patur një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme prej mbi 6 përqind. Kjo konfirmohet më së tepërmi gjatë dy viteve tё fundit tё cilat ishin njё “stress-test” real pёr ekonominë, ku me gjithë problemet në energjinë elektrike, thatёsirёn nё bujqësi e sё fundmi krizën financiare e rënien ekonomike nё tregjet e huaja, rritja ekonomike e vendit tonë vazhdon tё jetë nё tё njëjtat nivele tё larta.
Së fundmi na kërkohet një përgjegjshmëri më e madhe në vështrimin e ecurisë financiare së pari në Shqipëri e afërmendsh pastaj në të gjithë botën sepse kemi një ndërlidhje të drejtpërdrejt me resurset ekonomikë të rajonit dhe të kontinentit. Nuk do të kemi një efekt domino për vetë faktin se është mbajtur një qëndrim i duhur në thithjen e investimeve në disa pika strategjikë, që do të ndihmojnë për ri-hedhjen në treg të kapitalit shqiptaro-kosovar. Jemi në pistën e lëshim të një të ardhme që do të varet nga largpamësia e politikanë pragmatistë. Të kuptohemi, kjo nuk është punë rudinash as magjistarësh.
...|  Komente |