AKTUALITET

Berisha: Nis brenda kėtij viti ndėrtimi i autostradės Tiranė-Elbasan

08-02-2010 / Gazeta 55Berisha: Nis brenda kėtij viti ndėrtimi i autostradės Tiranė-Elbasan

Shefi i ekzekutivit njoftoi nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9 vjeç are, “Qamil Guranjaku”, se ka përfunduar projekti për autostradën Tiranë-Elbasan dhe se brenda këtij viti qeveria do të nisë ndërtimin e saj. Berisha tha se pas rrugës së Arbërit, segmenti Tiranë-Elbasan është prioriteti më madhor i qeverisë gjatë këtij mandati. “Unë dua t’u përcjell sot para jush një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, qytetarëve të jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, si dhe t’i informoj ata se projekti për autostradën Tiranë – Elbasan ka përfunduar. Gjithashtu, dua t’i informoj se brenda këtij viti qeveria viti do të nisë ndërtimin e kësaj autostrade dhe se ky projekt, me tunelin e tij,  shkurton në mënyrë të ndjeshme jo vetëm distancën Elbasan - Tiranë, por edhe distancën Korçë - Tiranë, Berat - Tiranë dhe Tepelenë - Tiranë. Pas rrugës së Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan do të jetë një nga projektet më madhore të qeverisë sonë gjatë këtyre viteve. Ne jemi të vendosur që Shqipëria e vitit 2013 të jetë një Shqipëri krejt tjetër, ku shqiptarët nga të katër anët e vendit të lëvizin në një kohë dy herë më të shkurtër për të mbërritur në kryeqytetin e tyre”- u shpreh kreu i qeverisë. Berisha u shpreh gjithashtu se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë sigurt. “Qeveria ka plotësuar dhe plotëson çdo kërkesë që shtrohet ndaj vendit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, brenda afatit të përcaktuar, të lëvizin të lirë në mbarë hapësirën evropiane”- shtoi Berisha.

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku