Tashmë është konfirmuar se Zelanda e Re ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës. “Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit (agremanit) për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Zelanda e Re është vendi i 63-të që ka njohur Republikën e Kosovës, kanë bërë të ditur për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës. Shumë shpejt pritet zyrtarizimi i kësaj njohjeje për pavarësisë së Kosovës. Zelanda e Re është një shtet ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor. Zelanda e Re përfshin një territor prej 268,680 km² dhe 4.3 milion banorë. Republika Dominikane, ishte vendi i fundit që pati njohur Republikën e Kosovës, gjatë muajit korrik.
...|  Komente |