LAJMET KRYESORE

Viti 2009, vit historik, Shqipƫria nƫ NATO, sfidƫ anƫtarƫsimi nƫ BE

06-01-2009 / Nga Artur BegoViti 2009, vit historik, Shqipƫria nƫ NATO, sfidƫ anƫtarƫsimi nƫ BE

Viti 2009 sapo ka trokitur. Pas bilancit pozitiv të vitit që shkoi, janë të natyrshme edhe hamendësime optimiste për këtë vit të ri. Rezultate e vitit pararendës, por më tepër fryma reformiste e qeverisë e kulmuar në fundin e tij, përveç shijes që ende na e ka lënë të pashlyer, nuk ka se si të mos na shërbejë si një “ogur i mirë”, të besojmë se vitit 2009 nuk ka arsye të mos jetë edhe më i mirë për gjithë shqiptarët.
Aspiratat rreth 20-vjeçare të Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjeve së strukturës së Atlantikut verior, apo edhe strukturës së Bashkimit Evropian, për vitin 2009 do të jenë edhe më afër realizimit të tyre, jo vetëm si një objektiv i qeverisë.
Treguesi më i mirë, i përmbushjeve të këtyre aspiratave, është besimi i konfirmuar dhe rikonfirmuar nga organizmat e faktorët ndërkombëtarë, për rrugën e reformave të Shqipërisë, aq sa këto velrësime, janë inkurajuese për qeverinë shqiptare deri në atë masë që vetë Kryeministri Sali Berisha të deklarojë jo pa entuziazëm se në këta muaj të parë ët këtij viti të ri, Shqipëria do të paraqesë kërkesën zyrtare për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Ndërsa kjo kërkesë e pritshme ngre siparin e ballafaqimeve të Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë për vitin 2009, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në samitin e prillit të këtij viti, i cili tashmë është një fakt, “vë vulën” e njërës prej përpjekjeve disavjeçare të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e kësaj strukture të kësaj strukture të Atlantikut Verior. Samitit i prillit të shkuar, në Bukuresht, ishte paralajmërimi i kulmimit të këtij suksesi jo më vonë se 12 muaj më pas. Ndërsa ky proces ka ecur me shpejtësi të madhe, ku treguesi më i mirë është ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të NATO-s, nuk mund të lihet pa përmendur se këto ratifikime, nuk kanë qenë thjesht dhe vetëm pjesëza të pashmangshme të këtij procesi në tërësi, por ato kanë qenë aq sa vlerësime, aq edhe inkurajime që 19 vendet ratifikuese dhe 7 të tjerat që pritet ta ratifikojnë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i bëjnë qeverisë dhe reformave të ndërmarra nga ana e saj.
Viti 2009, pa dyshimin më të vogël, do të hyjë në historinë e Shqipërisë si viti i anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Ndërsa kjo tashmë është e sigurt dhe pjesë e përpjekjeve e sfidave që kësaj qeverie ju deshëm vetëm pak vjet për ti përmbushur, përpjekje dhe sfida edhe më të mëdha e presion atë, në rrugën e kësaj qeverie për përmbushjen e premtimit ndaj shqiptarëve për ta integruar Shqipërinë edhe në familjen e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst sërish viti 2008, rezervon sfida të mëdha për qeverinë, në ambicien e saj për liberalizmin e vizave dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së. Këto sfida, ku më kryesoret janë kartat e identitetit dhe zgjedhjet e përgjithshme, janë të lidhura në mënyrën më të pandashme me njëra tjetrën dhe testi më i mirë që në përfundim të përmbushjes së tyre, partnerët ndërkombëtarë, jo “për të vënë dorën në zemër”, por për të na “dhënë hakën, atë që meritojmë”, do të na mundësojnë këtë vit, jo vetëm një liberalizim vizash, por edhe një afrim në kufijtë e BE-së, më shumë se kurrë të paimagjinueshëm.
Rrjedha dhe zhvillimet për përmbushjen e këtyre dy sfidave, kur përgatitja dhe fillimi i shpërndarjes së kartave të identitetit është çështje ditësh, ndërsa miratimi me konsensus i Kodit Zgjedhor fundvitin që shkoi është garancia më e madhe e qeverisë për një proces zgjedhor të pakontestueshëm, shërbejnë më së miri që ëndrrën e integrimit ta hedhim pas krahëve dhe të besojmë se tashmë ndodhemi më tepër se kurrë, pranë integrimit si realiteti, prekja e të cilit është çështje kohe.
Kur rilexon shifrat e arritura të qeverisë në më se tri vjet, në luftën kundër korrupsionit, në rritjen e buxhetit dhe investimeve, në rritjen e pagave dhe pensioneve, në privatizimet e suksesshme, në liritë e ushtrimit të biznesit, etj., etj., dhe duke i ballafaquar këto shifra jo vetëm me premtimet e kësaj qeverie, por edhe me vlerësimet postmonitoruese të BB-së, FMN-së, “Transparency International”, etj., etj., besimi se kapërcimi me sukses i sfidave me këtë qeveri, do na afrojë edhe më shumë në dyert e BE-së, nuk ka se si të mos jetë shumë më i madh...

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku