LAJMET KRYESORE

Edi Rama pƫrgatitet pƫr humbjen e zgjedhjeve, mendon pƫr shmangien nga pƫrgjegjƫsitƫ

29-12-2008 / Gazeta 55Edi Rama pƫrgatitet pƫr humbjen e zgjedhjeve, mendon pƫr shmangien nga pƫrgjegjƫsitƫ

Kreu i PS-së, cakton detyrat, kërkon nga çdo anëtar partie të sigurojë 30-50 vota për zgjedhjet e vitit 2009
 
TIRANE – Edi rama ju vë kushte anëtarëve të Partisë Socialiste, që secili prej tyre të sigurojë 30 deri në 50 votues për zgjedhjet e ardhshme. Duket këtë bindje, të shtrëngimit të anëtarësisë për garantim votash, Edi Rama e ka përforcuar pas dështimit të turit ët tij nëpër Shqipëri, ku dukej që mbështetja ishte shumë e vogël, aq sa tashmë ka zgjedhur të shmangë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve ët ardhshme, te anëtarësia e partisë.
I tmerruar nga humbja që parandjenjë, Rama, i rikthehet metodave të objektivave që duhet të marrë secili prej anëtarëve ët PS-së.
Kjo gjetje e Edi Ramës, të kujton një skeç të vjetër të Estradës së Tiranës, kur punëtorët e një ndërmarrjet, zotoheshin secili, sa gola do të bënin në ndeshjen e futbollit, me një tjetër ndërmarrje. Në këto zotime, pati edhe nga ata që zotoheshin të bënin edhe 12 gola me gërshërë...
Iniciativa më e fundit e Edi Ramës, është bërë e ditur nga burime të PS-së, të cilat zbulojnë edhe detajet e kësaj etape të re të përgatitjeve të saj për procesin zgjedhor të vitit 2009.
Burime brenda selisë rozë, saktësojnë se, gjatë janarit do të fillojë në të gjitha nivelet e PS-së, procesi i numërimit të mbështetësve dhe votuesve të saj.
Në bazë të kësaj strategjie të pretenduar të Edi Ramës, çdo anëtari partie, mësohet se i është ngarkuar si detyrë të identifikojë bindjet politike të 30 apo 50 votuesve, sipas ndarjeve të përcaktuara nga struktura drejtuese socialiste në qark, bashki dhe komunë. Pjesë e kësaj strategjie, do të jetë mësymja e anëtarëve të PS-së derë më derë, në kërkim të votuesve të saj.
Burime të PS-së, saktësojnë se paraprakisht “ideatorët” e kësaj strategjie të pretenduar, kanë parashikuar edhe një ndarje në kategori të përkatësive partiake. Sipas këtij kategorizimi, me numrin “1” do të identifikohen mbështetësit socialistë. Me numrin “2”, do të identifikohen të lëkundurit, apo të pakënaqurit nga PS. Me numrin “3” do të identifikohen të pakënaqurit nga e djathta dhe qeveria e saj dhe me numrin “4”, do të identifikohen mbështetësit e PD-së. Në bazë të kësaj ndarje, anëtarët e PS-së, janë ngarkuar të përgatisin edhe listat me emrat e votuesve të PS-së.
Sipas objektivave të shpërndara për anëtarësinë e PS-së, Edi Rama, mësohet se ka kërkuar që mbledhja e të dhënave për çdo votues të partisë së tij, duhet të përfundojë në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj kohe, është parashikuar gjithashtu që, në bazë të këtyre të dhënave për çdo votues strukturat drejtuese të PS-së, përfshirë këtu, vullnetarë, anëtarë partie, duhet që të realizojnë një tjetër etapë, atë të pajisjes se mbështetësve dhe të zgjedhësve që janë radhitur si votues të Partisë Socialiste me kartat e identitetit. Gjatë muajit janar socialistët do të jenë të angazhuar në takimet me votuesit ku do t’u bëjnë me dije ditën, orën dhe vendin ku ato duhet të shkojnë të marrin kartat e tyre të identitetit.

...

 Komente

Te nderuar lexues, nuk jemi hasem jemi vellezer ne pozite apo opozite. Me vjen shume keq per zj. bionde qe nuk mundi te ndihmonte me shume socialistet, por mos ja merrni per te keq se nuk duket e tille. Po ashtu pershendes gjithe ato gazeta qe bene te pamunduren per te nxire arritjet e qeverise Berisha, ne menyre te vecante pershendes gazeten Tema me gjithe simotrat e saja te majta qe gjithe ato shpifje nuk qendroje asgje. Gezuar
Postuar nga petrit Ferhati ne daten 04-01-2009

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku