Linja dhe modeli që po ofron kampi i protestuesve të Edvin Ramës, merr kuptim veç kur krahasohet me imazhin e orgjive dhe narko-festave. Tregues më i mirë i kësaj linje, është shkalla e lartë e papërgjegjshmërisë. Pjesë e kësaj shkalle të lartë papërgjegjshmërie, veçanërisht është interesi kriminal i protestave dhe i grevës së pretenduar të urisë, e cila është në një kundërvënie të hapur ndaj vendit, aksion që në këndvështrim shfajësues, mund të themi se shkaktohet vetëm nën një gjendje dhe efekt orgjish e droge. Një njeri normal, kurrsesi nuk do të guxonte t’i kundërvihej një aspirate madhore, sikurse është liberalizimi i shpejtë i vizave dhe në një perspektivë të afërt edhe marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Ndërsa, një sjellje e tillë është shumë e largët për një njeri normal, ajo nuk është e tillë për një njeri që pretendon se zhvillon një grevë urie, por që me sa duket, nën efektet e lëndëve narkotike, dhe i eksituar nga një ambient orgjish, nuk e ka për gjë, që në emër të kënaqësive të veta, apo të kryetarit të partisë, të ngrihet kundër interesave kombëtare. Pjesë e kësaj shfaqjeje të turpshme, janë edhe gratë greviste, arsyetimi mbi të cilat veç sa përforcon situatën e papërgjegjshmërisë, në të cilën po mbahet greva. Papërgjegjshmëria nuk është pse ato kanë zgjedhur të flenë në mes të rrugës, por sepse shfaqen si koketa jonormale, me ofshama, psherëtima, histerizma, krejt të kapitulluara përballë humbjes së imunitetit dhe krejt në arketipat e një çadre ku veç përdoret droga e favorizohet orgjia. Të marrë së bashku, meshkuj e femra të grevës së urisë, duken si personazhe të një realiteti virtual, të ndërtuar prej atyre vetë, ndërsa i kanë prerë të gjitha komunikimet dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e me gjithçka që ngërthen kuptimin e fjalës “real”. Në ato çadra funksionon një realitet paralel dhe paradigmat kuptimore për lexuesin të çojnë veç tek rrethet masone, ku drogës e orgjive u jepeshin vlera shenjtërimi.
...|  Komente |