LAJMET KRYESORE

Dėshton greva e parė, Edi Rama pėrgatit nisjen e njė greve tė dytė

12-05-2010 / Gazeta 55Dėshton greva e parė, Edi Rama pėrgatit nisjen e njė greve tė dytė

Analizat fiziologjike të grevistëve në spital nuk tregojnë nënushqyerje


Zabit Brokaj, në rolin e Doktor Adhamudhit të fushimit të socialistëve, i ka deklaruar mbrëmë Ramës se grevistët duhet të dalin sot ose nesër. Njoftimi s’e ka shqetësuar Edvinin, i cili ka deklaruar se ka përfunduar listën me 20 deputetë të rinj, të cilët do të nisin një grevë të dytë urie, e kësaj here pa ushqim, pasi edhe sakrifica e kurbani vijnë më shpejt


Alarmi i mjeku Sabit Brokaj, doktor Adhamudhi i fushimit të grevistëve të pretenduar të urisë, ka vënë në alarm edhe Edi Ramën. Alarmi i Sabit Brokaj, i cili lidhet me humbjen e durimit të demonstruar nga ana e grevistëve dhe presionit të madh që ka nga ata, për të braktisur çadrën, ka detyruar Edi Ramën, të shohë mundësinë e mbylljes së kësaj greve urie dhe çeljen e një tjetre. Fjala është, që brenda kësaj jave, këta grevistë urie të dalin nga “ngujimi” dhe të zëvendësohen me 20 deputetët të tjerë, si edhe me nja 200 militantë të tjerë. Një vendim i tillë i prishëm nga Edi Rama, pritet të bëhet edhe për faktin, e karikimit të mundshëm të protestuesve, që për ditë e më shumë, por e braktisin atë. Edi Rama është bindur më në fund mbrëmë për braktisjen e madhe që i kanë bërë protestave të tij. Përballë një të kuptuari të tillë, ai nuk ka kursyer ankimet dhe kërcënimet e braktisësve dhe injoruesve të protestave të tij. Nuk kanë mjaftuar dje, as familjarët e Qemal Minxhozit, nga Dibra, apo edhe familjarët e Erion Barçes nga Berati e Fidel Yllit nga Skrapari, të mbledhur përballë dy kullave në Tiranë, për të bindur Edi Ramën për të kundërtën e braktisjes së madhe. Në këto rrethana, Edi Rama është detyruar ta pohojë vetë këtë braktisje, pas kuptimit të së cilës (braktisjes) ai nga tribuna pranë çadrës së grevës së urisë, të mbetur në tentativë, fajësonte mospjesëmarrësit, injoruesit e protestave të tij, të cilët “i këshillonte” që në qoftë se nuk ju pëlqejnë format e protestës, ti zgjedhin vetë ato, duke ju lutur që vetëm të marrin pjesë në protestë. Këtu Edi Rama bënte një gabim të madh, duke mos kuptuar, se braktisja ka ndodhur, jo për shkak të formës, por për shkak të mungesë së kauzës, e cila nuk është asgjë më shumë se korrikja e pushtetit, peng i së cilës ai vazhdon të jetë, apo në një rrafsh më me perspektivë, fati i tij politik. Përpos këtij përfundimi, një tjetër tregues i braktisjes së Edi Ramës nga protestuesit, lidhje me “auditorin” të cilit i drejtohej dje kryetari i PS-s, të cilët sikurse edhe diskutantët parafolës, Skënder Gjinushi, apo Erion Veliaj, i drejtohej policëve, që edhe dje, ishin më të shumtë në numër, se sa protestuesit e mbledhur nga Edi Rama në Tiranë, apo ata të “importuar”, nga Dibra prej Qemal Minxhozit, apo edhe nga Berati e Skrapari, prej Erion Braçes e Fidel Yllit.


Analizat fiziologjike të grevistëve në spital nuk tregojnë nënushqyerje

Burime zyrtare të QSUT-së bëjnë të ditur se në asnjë rast, grevistët e shtruar në spital nuk kanë treguar statistika të nënushqyerjes, duke konfirmuar kështu dyshimet e medias se në çadrat e bulevardit s’po kryhet kurrfarë greve urie e vërtetë.

Që grevistët e urisë hanë, nuk janë vetëm një pjesë e mediave që e kanë evidentuar. Prej ditësh, edhe bluzat e bardha të shërbimit shëndetësor shtetëror, e kanë vërejtur një gjë të tillë edhe shkencërisht, nga analizat e tyre, veçanërisht nga analiza bio-kimike e urinës së tyre. Si rezultat i këtyre analizave, mësohet se sasia e proteinave në trupin e tyre, janë mbi kufijtë, të cilët janë tregues të një nënushyerje. E thënë me thjesht, këto analiza biokimike, janë tregues se grevistëve të urisë, vetëm ushqimi nuk ju ka munguar brenda çadrës.
Deklarimet e mjekëve, bëhen bindëse dhe të besueshme, kur mësohet për rezistencën, jo aq të pakuptimtë të komisionit drejtues të grevës së urisë, për të mos lejuar mjekët e shërbimit shëndetësor shtetëror, të asistonin në ambientet e brendshme të çadrës së pretenduar të grevës së urisë.
Grevistët e urisë, sidomos ata që braktisin çadrën dhe drejtohen për asistencë mjekësore në spital, i kishin vënë në hall të madh bluzat e bardha, të shërbimit shëndetësor shtetëror. Pozita e vështirë e bluzave të bardha, as më shumë dhe as më pak, lidhej me refuzimin e kësaj kategorie grevistësh, për të bërë analizën bio-kimike të urinës. Në rast të një analize të mundshme bio-kimike të urinës, do të mësohej për sasinë e mundshme të proteinave në trupin e tyre, dhe për pasojë, do të dekonspirohej, të ngrënit e ushqyeshëm në çadrën e grevës së pretenduar të urisë.
Në këtë pikë, organizatorët e mender grevës së urisë, kanë qenë me fat, kur për herë të parë nga ambientet e grevës, në spital, këtë “udhëtim turistik” e bëri deputetja mjeke, Klodiana Spahiu. Ajo, duke e ditur “hilenë” e analizës bio-kimike urinës, ka kundërshtuar kategorikisht, ti nënshtrohej këtij “procesi”. Jo vetëm kaq, por menjëherë, me një SMS-ë, ende pa dalë nga spitali, mësohet se Klodiana Spahiu ka lajmëruar organizatorët e grevës, të cilët, nga ana e tyre, “informuan” gjithë grevistët, kandidatë për në spital, që të refuzoni kategorikisht analizën e urinës.
Rehatia e organizatorëve të grevës, është prishur paksa, që prej ditës, kur në spital është dërguar deputeti Besnik Baraj. Duke qenë se ai, sikurse mësohet, ka qenë i vetmi i sëmurë serioz, përballë shëndetit, ka harruar “porosinë” dhe i është nënshtruar analizës bio-kimike të urinës, pret së cilës, “kanë dalë të palarat”...
Ndërsa, mësohet se Besnik Barja, ka qenë i pari grevist që ka thyer “rregullin” e mosnënshtrimit të analizës bio-kimike, pas tij, edhe grevistë të tjerë, nuk i kanë rezistuar tundimit pë rtë vënë në rrezik shëndetin e tyre, ndërsa kanë pranuar “nënshtrimin” ndaj kësaj analize, duke konfirmuar gjendjen e tyre, falë sasisë së proteinave, mbi nivelin e mosushqyerjes...

...

 Komente

Mos e shani shume Sabitin se ju zemerohet Saliu.Nuk e dini se Saliu ju lut Sabitit ti jepte rekomandimin per te hyre ne Partine e Punes?Ky ja dha dhe Saliu nuk ja haron nderin qe i beri.Puna ja do qe ta luftoje, por ai e ka per zemer.Po ju mori vesh kush jini do ju pije e zeza degjuat? IDRIZI
Postuar nga idrizi ne daten 12-05-2010

Po cfare kei me zabitin more aman.Pse more nuk elini te qete te punoje.Nuk edini qe ky po ben eksperimnte se me greve urie mund te ndrojme seksin.Se si ka thene dhe Enveri gruaja force e madhe.
Postuar nga idrizja ne daten 12-05-2010

Kete Sabit a Zabit Brokaj e kana kepur kamerat nje her gafil me sekretaren e tij ne zyren e shtetit .Tani mos kete frike se nuk ka kamere ne chadra
Postuar nga renato canadar ne daten 12-05-2010

Dikur Dr.Broka ( Adhamudhi ) i shkoj per ditlindjen vizite ne shtepi njerit prej killerave te Vlores me turte dhe trandafil te kuq,se bashku me Malaj dhe Gjinushi.Sot punon " falas " per greven e urise?!!! O Sali Berisha.Keta adhamudhe nuk duhet te lejohen ligjerisht te mjekojne grevistet sepse prej tyre gjithshka mund te presesh. Grereza
Postuar nga Grereza ne daten 12-05-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku