Partia Demokratike kërkon hetimin nga Prokuroria të pretendimit të Gramoz Ruçit në parlament
Partia Demokratike i konsideron trillime dhe shpifje të ulëta “provat” e paraqitura në parlament nga njeriu i Edvin Ramës, sigurimsi dhe komisari politik, Gramoz Ruçi, në tentativë për t’i vënë “flakën” një procesi modern, siç është pajisja e shqiptarëve me dokumentet e reja biometrike.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh se, për të bllokuar liberalizimin e vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, apo kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por po tenton të falsifikëjo edhe për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë.
“Dje nëpërmjet numrit 2 të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, paraqiti dëshmitë e tij fallse për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumente të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person. Me këtë sulm armiqësor ndaj liberalizimit të vizave, Edvin Rama hoqi çdo maskë dhe u tha shqiptarëve se është i gatshëm të mos ndalet para përdorimit të çdo të keqe për t’i ndëshkuar ata për qëllime personale”, u shpreh zëdhënësja e selisë së PD-së.
Ajo deklaroi se Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit që bazuar në ligjet e vendit, të cilat kanë penalitete të rënda për falsifikimet e dokumenteve të identitetit të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama.
...|  Komente |