Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani

E mërkurë, 16 May 2018 18:07

Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani.Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14 vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar. Por gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron. Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve, siç thonë drejtorët e shkollave. Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla.

Presion nga prindërit myslimanë
Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla. "Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin", ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të gazetës "Die Welt". Në të gjitha shkollat që kanë një numër të madh nxënësish me origjinë migrimi, sjellja gjatë muajit të agjërimit është kthyer në temë qendrore dhe në një problem.
Sipas tij, prindërit myslimanë ushtrojnë presion të madh te drejtorët e shkollave që në këtë periudhë të mos ketë provime ose ekskursione. Situata është problematike sidomos kur, për të respektuar besimin e disa individëve, limitohen të gjithë nxënësit e tjerë. "Kjo ka si çmim që provimet e të gjithë nxënësve të përqendrohen në një periudhë të shkurtër. E kjo nuk shkon", ka theksuar Meidinger.
Në prag të provimeve të maturës
Këtë vit gjendja është veçanërisht problematike. Pas festës së krishterë të Rrëshajave që kremtohet pas disa ditësh, nxënësit në Gjermani do të përballen me një numër të madh provimesh. Maturantët kanë kryesisht provime, disa prej të cilave janë me shkrim, por pjesa më e madhe është me gojë. Por ata nuk mund të rrinë pa provime për javë të tëra. Për nxënësit që agjërojnë është tepër e vështirë - sidomos për ata që e marrin aq seriozisht Ramazanin, saqë gjatë ditës as nuk pijnë. Meidiger: Ka herë pas here nxënës që thjesht humbin ndjenjat."
I ngarkuari i grupit parlamentar CDU/CSU për kishat dhe bashkësitë fetare, Hermann Gröhe, ka kërkuar një diskutim më ofensiv për këtë temë.  "Sidomos te fëmijët e fillores duhet të kenë prioritet gjithmonë shëndeti dhe aftësia nxënëse",i  ka thënë Gröhe gazetës "Die Welt". Presioni me motive fetare duhet të luftohet sikurse edhe përçmimi ndaj urdhëresave fetare. Ai shtoi se në lidhje me këtë temë pret prononcim të qartë nga shoqatat myslimane.
Shoqata Arsim dhe Edukim (VBE) ka apeluar te vetëdija përgjegjëse e prindërve myslimanë. Shoqata e Pediatërve u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët të agjërojnë. Në aspektin mjekësor agjërimi për fëmijë dhe të rinj është "i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, sidomos mospirja e lëngjeve".
Gjatë muajit të Ramazanit, nga agimi e deri në mbrëmje, myslimanëve u ndalohet ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe akti seksual. Me "Iftarin", darkën e përbashkët, merr fund edhe agjërimi ditor. Muaji i Ramazanit përfundon më 14 qershor.  DW

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 18:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Aurela Hoxha shfaqet ashtu siç nuk e keni parë

Show-biz

FOTO/ Aurela Hoxha shfaqet ashtu siç nuk e keni parë

Aurela Hoxha njihet për fotot provokative që i poston. Në llogarinë e saj në Instagram, Aurela është tejet aktive dhe shpesh ndan me ndjekësit foto nga më provokativet, shkruan lajmi.net E veshur...

Haradinaj zyrtarizon Mustafën e Matoshin ministra të rinj

Bota Shqiptare

Haradinaj zyrtarizon Mustafën e Matoshin ministra të rinj

Ekrem Mustafa është emëruar ministër i ri i Punëve të Brendshme. Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që Fatmir Matoshi të jetë ministër i Mjedisit, i cili deri tani ishte Ushtrues...

Rumunët të pandalshëm, përsëri kënduan “Kosova është Serbi”

Bota Shqiptare

Rumunët të pandalshëm, përsëri kënduan “Kosova është Serbi”

Në shtator të këtij viti, tifozët e skuadrës rumune në Beograd kënduan “Serbia është Kosovë”, e me të njëjtin avazh kënduan edhe mbrëmë në Bukuresht. Serbia dje ka luajtur lojën e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!