Protesta në Francë, përleshje pranë Harkut të Triumfit

Saturday, 12 Janar 2019 22:00

Protestuesit u përleshën me policinë në Paris dhe qytete të tjera të Francës të shtunën, ndërsa me mijëra vetë dolën nëpër rrugë në fundjavën e nëntë të zemërimit ndaj Presidentit Emmanuel Macron.

Dhjetëra vetë janë arrestuar, ndërsa zyrtarët kanë premtuar se do të reagojnë ndaj dhunës që ka shoqëruar këto demonstrime që nga nëntori. Marshimet e jelekëverdhëve nisën qetësisht nën një prani të madhe të forcave të rendit, me 80 mijë oficerë të dislokuar në të gjithë vendin. Ata këndonin Marsejezën, himnin kombëtar, dhe mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Pasiguria nuk është punë”.

Por, dhjetëra protestues u përfshinë në përleshje me policinë pranë Harkut të Triumfit në Paris, çka çoi në përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion, ndërsa forcat e sigurisë i penguan marshuesit të hynin në Champs Elysees.

Rreth 60 vetë janë arrestuar në Paris, tha policia, bashkë me dhjetëra të tjerë të ndaluar në qytetet e tjera të vendit. Sipas Ministrisë së Brendshme kishte rreth 32 mijë protestues në të gjithë vendin dhe 8 mijë vetëm në Paris. Një javë më parë, shifra e zyrtarëve ishte 26 mijë.

Lëvizja e jelekëverdhëve, që nisi si një protestë ndaj çmimit të lartë të karburantit, është shndërruar në një reagim të fortë refuzimi ndaj Macron dhe politikave të tij, që mendohet se favorizojnë të pasurit në kurriz të punëtorëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Aktualitet

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!