Moscovici  “shuplakë” Italisë: Asnjë kompromis mbi rregullat buxhetore të BE-së

Premte, 09 November 2018 07:02

Shefi i ekonomisë së Bashkimit Europian, Pierre Moscovici, ka këmbëngulur se nuk do të ketë asnjë kompromis me Italinë mbi rregullat buxhetore të BE-së, ndërsa zbuloi projeksionet më të fundit ekonomike të Komisionit Europian.

“Unë jam i shqetësuar për fjalën kompromis. Nuk mund të ketë një lloj negocimi për këtë”, tha Moscovici për gazetarët pas publikimit të projeksioneve të Komisionit.
Ekzekutivi i BE-së tha se buxheti i propozuar i Romës do të shkaktojë deficitin e buxhetit të Italisë në 2.9% vitin e ardhshëm dhe 3.1% në vitin 2020, duke shkelur kufirin prej 3% të përcaktuar nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes.
Buxheti i paraqitur kërkon të zvogëlojë taksat dhe të ndërpresë shkurtimet e pensioneve të planifikuara paraprakisht, ndërsa ministri i Financave, Giovanni Tria, ka insistuar se nuk do të ketë ‘kompromis e as konflikt’ me Komisionin.
Ndërkohë, Moscovici vuri në dukje se borxhi italian u zgjerua pas publikimit të projektbuxhetit. Këtë të hënë, shefi i Eurogrupit, Mario Centeno, i bëri thirrje Italisë që të paraqesë një propozim buxhetor që përputhet me rregullat fiskale europiane.
Ai deklaroi se bazat e ekonomisë europiane janë të qëndrueshme, duke shtuar se të gjitha vendet e BE-së do të gëzonin një rritje ekonomike në shkallë të ndryshme gjatë vitit 2019, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë. Ndërkohë, shtoi më tej se papunësia dhe borxhi publik në Eurozonë do të vazhdojnë të bien.
Tensionet e tregtisë ndërmjet SHBA dhe Kinës gjithashtu përbëjnë një rrezik afatmesëm, tha Moscovici, ndërsa shtoi se ngadalësimi i pranishëm në tregtinë botërore ndikon në eksportet dhe besimin e bizneseve europiane.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rritet numri i aksidenteve në dhjetor, grupmosha 25-35 vjeç shkakton mbi 31% të tyre

Aktualitet

Rritet numri i aksidenteve në dhjetor, grupmosha 25-35 vjeç shkakton mbi 31% të tyre

Në vitin 2018 u numëruan 136 aksident rrugore me një rritje 3 për qind në raport me dhjetor 2017. Instituti i Statistikave raportoi të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku...

Koha kur të gjithë lojtarët e kombëtares kuqezi u arrestuan dhe burgosën

Sport

Koha kur të gjithë lojtarët e kombëtares kuqezi u arrestuan dhe burgosën

30 maj 1990. Shqipëria përballej me Islandën, në ndeshjen e parë për kualifikueset e Europianit 1992. Ishte koha kur bota e futbollit po përjetonte edhe emocionet e fillimit të Kupës...

​Reagon Allegri pasi Ronaldo e humbi penalltinë

Sport

​Reagon Allegri pasi Ronaldo e humbi penalltinë

Trajneri italian i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk e ka konsideruar humbjes e penalltisë nga Cristiano Ronaldo ndonjë gjë të madhe, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!