Zaev: Kemi votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese

Premte, 12 October 2018 08:39

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pretendon se deputetët opozitarë e kanë kuptuar nevojën për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese, megjithatë nuk e reflektojnë si pasojë e kërcënimeve që kanë. Ai inkurajoi deputetët e opozitës që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

"Mbrëmë isha në sallë me deputetët dhe biseduam me të gjithë. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e kanë të qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi bie, çfarë më ndodh pas? Të gjithë janë të ngarkuar nga mendimi, çfarë ndodh më pas nëse edhe këtë herë dështojmë? Numri është shumë i madh edhe tek opozita. Njerëzit besojnë dhe janë njerëz që vijnë nga shoqëria, politikanë, deputetë etj. Kërcënimet që po i përjetojnë janë njëra ndër arsyet që po i detyron që të mos i ndryshojnë qëndrimet. Të gjithë janë të përgjegjshëm si shumica ashtu edhe opozita. E dinë shumë mirë të gjitha ashtu si unë që ky shans duhet shfrytëzuar sepse nuk përsëritet më” – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër

Zaev foli edhe për kërcënimet, por pa përmendur se kush kërcënon deputetët e VMRO-së. Ai tha se të gjithë ata do të dështojnë.

Negociatat për ta bindur opozitën që t’i mbështes ndryshimet kushtetuese, do të vazhdojnë paralelisht me vijimin e procedurës në Kuvend. Ato po zhvillohen në kuadër të grupeve paramentare./Alsat-M

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!