Rrëmbehet miliarderi 43-vjeçar

E Enjte, 11 October 2018 11:45

Një 43-vjeçar, i cili konsiderohet si miliarderi më i ri në moshë në Afrikë, është rrëmbyer nga persona të armatosur e të maskuar në Dar es Salaam, qytetin kryesor të Tanzanisë.

Sipas asaj që shkruan BBC, Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku po shkonte si çdo mëngjes. 3 persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe sipas policisë 2 prej pengmarrësve besohet se janë shtetas të huaj. Motivet e rrëmbimit të Dewji nuk dihen ende.

Revista Forbes e përllogarit pasurinë e tij në 1.5 miliardë dollarë dhe e ka përshkruar 43-vjeçarin si miliarderin e vetëm në Tanzani.

Në një raport të 2017-s thuhej se Dewji ishte miliarderi më i ri në moshë në Afrikë. Në 2016-n, sipas Forbes ai premtoi se do ta jepte gjysmën e pasurisë së tij për çështje filantropike.

Dewji, i njohur gjithashtu si Mo, njihet si njeriu që e shndërroi biznesin e vogël të familjes të shitjeve me shumicë e pakicë, në një konglomerat. Kompania e tij, METL, merret me prodhim të tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve, si dhe varja ushqimore në të paktën 6 shtete afrikane.

Modifikuar më E Enjte, 11 October 2018 13:33

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga Panajot Barka

Politikë

Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga Panajot Barka

Universiteti i Gjirokastrës në një deklaratë për mediat ka reaguar pas ndalimit të pedagogut   Panajot Barka dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi iu gjetën...

Kulturë

Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu finalizojnë duetin “Dashuri”

Ka kohë që është paralajmëruar një duet mes Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut. Morena Taraku përmes një statusi që sapo ka publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur që ky projekt...

​Karikatura e Ditës: Shaqiri e bombardon autobusin e Man Unitedit

Sport

​Karikatura e Ditës: Shaqiri e bombardon autobusin e Man Unitedit

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është mesfushori me orgjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, për paraqitjen që bëri në derbin e djeshëm kundër Manchester...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!