Uragani Florence shkakton viktimat e para, 4 të vdekur

Premte, 14 September 2018 22:22

Të paktën 4 persona kanë humbur jetë si pasojë e Uraganit Florence, që goditi Bregun Lindor të SHBA. Mes viktima është edhe  një nënë me fëmijën e saj, që u goditën nga një pemë, ndërsa babai u dërgua në spital.

Ndërkohë dhjetëra njerëz u shpëtuan nga një hotel, i cili po shembej, pasi rritja e madhe e stuhise po rrëzonte mbi të pemët.

Të premten uragani u dobësua në një stuhi të kategorisë së parë, por metereologët thonë se ai përsëri e ka fuqinë për të dhënë goditje vdekjeprurëse në zonat ku kalon. Shtetet e brigjeve lindore të Amerikës tashmë kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar stuhinë.

Syri i Uraganit Florence të premten lëvizi drejt brigjeve, duke sjellë me vete erëra të forta dhe shira në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Shpejtësia e erës arriti në 120 kilometra në orë.

Autoritetet kanë paralajmëruar për evakuumin e 1.7 milion banorëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...