Emigracioni/ Italia nuk bindet as nga premtimet e Gjermanisë

E Enjte, 12 July 2018 13:56

Italia nuk bindet nga premtimet gjermane për emigracionin. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer shprehu besimin se Berlini dhe Roma do të arrijnë brenda fundit të korrikut një marrëveshje mbi kthimin e azilkërkuesve.

Por, Italia kërkon më së pari një pakt më të gjerë mbi sigurinë kufitare të bllokut europian.

Pas takimit me Seehoferin në Austri, përpara një samiti jozyrtar të ministrave të Brendshëm të BE-së, Matteo Salvini u shpreh se të dy kishin disa objektiva të përbashkëta, siç janë më pak zbarkime, më pak vdekje dhe më pak emigrantë në Itali e Gjermani.

“Por, përpara se të pranojmë qoftë edhe një azilkërkues të vetëm në Itali, ne duam që Europa të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm”, deklaroi Salvini. “Kur një gjë e tillë të bëhet realitet, atëherë mund të flasim për të tjerat”, shtoi ai.

Me pak fjalë, Roma kërkon në fillim veprime konkrete, e nuk mjaftohet vetëm me zotimet në letër.

Udhëheqësi i “Lega Nord” njihet për deklaratat e forta mbi emigracionin, që përfshijnë edhe etiketimin e të ardhurve si kontrabandistë, persona skllavërues dhe terroristë.

Seehoferi, nga ana tjetër, është ndeshur me kritika për retorikën e përflakur kundër emigrantëve. Jo më larg se të mërkurën, ndërsa festonte 69-vjetorin e lindjes, ai tha me krenari se 69 refugjatë po deportoheshin atë ditë në Afganistan.

Njëri prej tyre, 23-vjeçari Jamal Nasser Mahmoudi vrau veten në Kabul, pak pas mbërritjes. Ai kishte jetuar në Gjermani për 8 vite.

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 14:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

Bota Shqiptare

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

“Kosova është mirënjohëse që shteti i Samoa-s e njohu pavarësinë e vendi dhe tani vota e këtij shteti anëtare e OKB-së, është tejet e nevojshme, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit”...

E rëndë/ Tragjedi në Lezhë, dy të rinj bien në pus dhe vdesin

Aktualitet

E rëndë/ Tragjedi në Lezhë, dy të rinj bien në pus dhe vdesin

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Lezhë sot paradite.  Dy të rinj kanë humbur jetën pasi janë zënë nga një masiv dheu në një pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Lubonja përshëndet nismën e Bashës: Rama nuk qeveris dot pa oligarkët

Politikë

Lubonja përshëndet nismën e Bashës: Rama nuk qeveris dot pa oligarkët

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për ‘Çlirimin e Ekonomisë’ nga krimi. Sipas Lubonjës, kjo lëvizje i duket pozitive, pasi është mënyra për t’i treguar kryeministrit...