Kolumbi, për disa sekonda shembet ura gjigante Chirajara (VIDEO)

E Enjte, 12 July 2018 13:19

Me anë të një shpërthimi të kontrolluar u shkatërrua ura Chirajara në Kolumbi, pasi nëntë vetë humbën jetën në një shembje të saj kohë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ura Chirajara me gjatësi prej 446 metra ishte planifikuar të bashkojë seksionin rrugor që lidhë kryeqytetin Bogota dhe qytetin Villavicenicio. Punimet në urë ishin pranë përfundimit kur pjesa veriore e urës u shemb më 15 janar. Të paktën nëntë punëtorë humbën jetën në aksident.

Pastaj u soll vendimi që ura të shembet plotësisht, e cila u krye me një shpërthim të kontrolluar me 200 kilogramë eksploziv.

Ura u rrëzua për vetëm disa sekonda, kurse në luginën e thellë 280 metra prapa saj mbeti vetëm një re e madhe pluhuri.

Një hetim i detajuar i nisur pas aksidentit, zbuloi se aksidenti kishte ndodhur për shkak të një gabimi të pariparueshëm në projektimin e urës, për çka edhe u vendos që pjesa tjetër e urës të shembet tërësisht.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tirana mundet nga Laçi

Sport

Tirana mundet nga Laçi

Laçi ka mundur me lehtësi Tiranën me rezultatin 2-1. Kurbinasit kanë mbyllur takimin që pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Shtubinës në minutën e 14’...

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Bota Shqiptare

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali janë vënë në pranga nga Policia italiane me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur...

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Politikë

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, si dhe kërkesën e tyre për dyfishim të buxhetit. Panariti ka shkruar se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!