E pabesueshme, kjo është familja gjigante e 87-vjeçarit me 346 pasardhës

E Enjte, 12 July 2018 10:57

Një burrë nga Ukraina ka aplikuar për Librin e Rekordeve të Ginesit, me pretendimin se e ka familjen më të gjerë në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë kishte ëndërruar për një familje të madhe, andaj ishte tejet i gëzuar kur bashkëshortja tij solli në jetë fëmijën e 13-të, transmeton Telegrafi.

Pas shumë lindjeve dhe martesave të mëvonshme, klani ti 87-vjeçarit tani numëron 346 trashëgimtarë të gjallë, me anëtarin më të ri që ka lindur para dy javësh.

Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav të regjionit Odessa Oblast. Megjithëse e kishte konsideruar vetën me fat, për të gjitha ata fëmijë, me 127 nipa, 203 stërnipa dhe tre stër-stërnipa, Pavel po konsiderohet si njeri jo i zakonshëm.

Është një familje e madhe dhe e lumtur, ka thënë punonjësi i pensionuar nga ndërtimi, duke shtuar se të vetmin problem e ka t’ju mbajë mend emrat të gjithëve.

“Më të vjetërve iu di emrat, por të rinjtë që po shtohen çdo ditë, nuk po mund t’i emëroj”, ka thënë Pavel.

Sa herë që ndonjëri martohet, të gjithë mblidhen dhe ia ndërtojnë shtëpinë e re, për ta nisur familjen. Kjo ndodhë shumë shpesh dhe aty angazhohen të gjithë, pasi shumica merren me ndërtimtari.

Raportohet se 30 fëmijë të kësaj familjeje shkojnë për momentin në të njëjtën shkollë, ndërsa sa herë që ndonjëri e ka ditëlindjen, të gjithë mblidhen për ta festuar.

“Përgatisim porcione të mëdha ushqimi, në mënyrë që të ushqehen të gjithë. Gratë, gjithmonë e ndihmojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Vira 66-vjeçare, që është e bija e Pavel. Para disa ditësh, familja Semenyuk, është njohur si familja më e madhe në Ukrainë.

Emrat e tyre janë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Rekordeve, ndërsa do të aplikojnë për Rekordet e Ginisit.

“Jemi një familje e veçantë. Deri më tani, familja me më së shumti trashëgimtar i ka 192 anëtarë dhe vjen nga India”, ka thënë një anëtare e familjes.

Mbetet të shihet, nëse zyrtarët e Ginisit kanë evidenca për ndonjë familje më të madhe, apo ky titull t’i takojë kësaj familjeje të gjerë ukrainase.

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 11:05

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

Bota Shqiptare

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

“Kosova është mirënjohëse që shteti i Samoa-s e njohu pavarësinë e vendi dhe tani vota e këtij shteti anëtare e OKB-së, është tejet e nevojshme, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit”...

E rëndë/ Tragjedi në Lezhë, dy të rinj bien në pus dhe vdesin

Aktualitet

E rëndë/ Tragjedi në Lezhë, dy të rinj bien në pus dhe vdesin

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Lezhë sot paradite.  Dy të rinj kanë humbur jetën pasi janë zënë nga një masiv dheu në një pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Lubonja përshëndet nismën e Bashës: Rama nuk qeveris dot pa oligarkët

Politikë

Lubonja përshëndet nismën e Bashës: Rama nuk qeveris dot pa oligarkët

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për ‘Çlirimin e Ekonomisë’ nga krimi. Sipas Lubonjës, kjo lëvizje i duket pozitive, pasi është mënyra për t’i treguar kryeministrit...