Yemen/ Lufta për portin vret ushtarë dhe rebelë

E Enjte, 14 June 2018 09:23

Luftime të ashpra raportohen në qytetin e Jemenit Hudaydah, kur forcat pro qeveritare të mbështetura nga koalicionit saudit po përleshen me rebelët Huthi që kontrollojnë një port shumë të rëndësishëm për ndihmën humanitare.

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se katër ushtarë të tyre humbën jetën, ndërsa u vranë 22 rebelë Huthi. Luftimet janë përqendruar në afërsi të aeroportit të qytetit dhe zonës al-Durayhmi në jug të qytetit.

Kjo është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga sauditët tenton të marrë kontrollin e një qyteti të mbrojtur kaq mirë në Jemen dhe duket se marrja e portit është një justifikim i mjaftueshëm për këtë.

Por situata ka ngjallur frikën për një katastrofë njerëzore, diçka për të cilën paralajmëron edhe OKB. porti i qytetit Hudaydah është vendi ku mbërrin shumica e ndihmës humanitare në vend dhe bllokimi i tij sjell krizën e urisë për rreth 8 milion njerëz në kombin e dërrmuar nga lufta civile.

Për me tepër, rreziku është imediat për 400 000 banorët e qytetit portual që gjenden në mes të përleshjes mes palëve. /tch/

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Refugjatët/ Manjani flet për Ramën dhe mizën në  b** e kalit

Politikë

Refugjatët/ Manjani flet për Ramën dhe mizën në b** e kalit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vijuar të akuzojë kryeministrin Edi Rama se i do refugjatët në Shqipëri për të mbuluar keqqeverisjen.   Por përveç kësaj, Manjani rendit edhe disa arsye se...

Vetëm në MAS nuk e ditkan që në provimet e maturës kopja është masive

Aktualitet

Vetëm në MAS nuk e ditkan që në provimet e maturës kopja është masive

Nga Ermion  Dulla         Ne shqiptarët në këtë gjysmë demokraci po lëmë kokrrën e namit duke sharë  e nemur njëri tjetrin.  Ndodh kështu, sepse asgjë nuk e kemi bërë...

600 mijë refugjatë në Shqipëri? Deputeti i PD: Iniciativa aventureske, qeveria s’di të negociojë

Politikë

600 mijë refugjatë në Shqipëri? Deputeti i PD: Iniciativa aventureske, qeveria s’di të negociojë

 I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur për pretendimet se Shqipëria mund të pranojë 600 mijë refugjatë nga vendet e luftës si dhe...