75 vjet "Zëri i Amerikës" në shqip

Diel, 13 May 2018 17:39

 

Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës njoftoi festimin e 75-vjetorit të tij. Me anë të një postimi në rrjetin social fb, drejtuesi historik i këtij shërbimi, z.Elez Biberaj, përmblodhi këtë ngjarje të gëzuar nëpërmjet këtyre rreshtave: 

Urime të përzemërta Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës me rastin e 75 vjetorit të transmetimeve në gjuhen shqipe. Programi i pare në shqip ka fillluar me datën 13 maj 1943, një kohë kur Zëri i Amerikës transmetonte në shumë pak gjuhë. Kjo dëshmon rëndësinë që Shtetet e Bashkuara u jepnin aspiratave të kombit shqiptar për pavarësi dhe demokraci. Transmetimet në shqip u ndërprenë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, dhe rifilluan më 13 maj 1951. Zëri i Amerikës ka qenë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar dhe ka shërbyer vazhdimisht si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni. Është e vështirë të gjesh një mjet tjetër shtypi që të ketë mbuluar dhe që vazhdon t’i mbulojë zhvillimet në Ballkan në një mënyrë të tillë gjithëpërfshirëse dhe gjithë-shqiptare si Zëri i Amerikës. Shërbimi Shqip vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe gëzon një ndër audiencat më të mëdha mes shërbimeve në të gjitha gjuhët e tjera të Zërit të Amerikës. Mirënjohje kolegëve të Shërbimit Shqip dhe te gjithë gazetarëve që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për Zërin e Amerikës dhe të japin ndihmësen e tyre modeste për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!