Shkrimi i "New York Times": Shqipëria shlyen "krimin e tmerrshëm" se është një shtet i vogël

Diel, 13 May 2018 09:04

Në “Bulletin périodique de la presse américaine” gjejmë një shkrim të gazetës prestigjioze “The New York Times”, botuar me 8 prill 1939, me titull “E premtja e shenjtë në Shqipëri”.

Media e famshme ironizon asokohe në mënyrë mjeshtërore sulmin e padrejtë të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë.

“Një tjetër vend i vogël në Evropën Qendrore shlyen krimin e tmerrshëm se është një shtet i vogël.

Arsyeja e luftës që ka shpërthyer në Adriatik është krejtësisht e qartë. Shqipëria ka provokuar Italinë. Ajo e ka provokuar atë sepse Italia është e dobët, e vogël dhe pa mbrojtje, viktimë ndaj një egërsire, të cilës bllofi iu zbulua prej dikujt të përmasave të saj.

E frenuar nga Franca, e cila ka refuzuar t’i frikësohet, dhe përballë rritjes së vazhdueshme të Britanisë së Madhe për të pasur përgjegjësi në kontinent, qeveria fashiste e Musolinit ka kërkuar në Shqipëri mundësinë për të provuar se, në fund të fundit, Italia është një vend shumë, shumë i madh, shumë i mrekullueshëm dhe që meriton të respektohet.

Italia i ka dhënë provat duke shkatërruar qytete krejtësisht pa mbrojtje, duke i bombarduar nga deti dhe qielli, duke hedhur eksplozivë mbi kokat e njerëzve për fatin e keq se ishin shqiptarë, duke përhapur vdekjen dhe shkatërrimin mbi fshatrat paqësorë – të gjitha këto nën pretekstin e “rivendosjes së rendit”, “mbrojtjes së interesave jetike” dhe afirmimit të drejtave territoriale që datojnë 229 vite para lindjes së Krishtit.

Kohët e fundit, Gjermania ka pasur triumfet e saj. Dhe tani Italia, gjithashtu, ka diçka për të qenë krenare!” /bw, perkthyer nga Aurenc Bebja/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

Aktualitet

Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq. Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se...

E zë poshtë bombola e gazit, vdes 3-vjeçari në Korçë

Aktualitet

E zë poshtë bombola e gazit, vdes 3-vjeçari në Korçë

Paraditen e sotme në fshatin Mborje të Korçës një 3-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur me bombul gazi te madhe.  Policia njofton se rreth orës 11:25, në fshatin...

Sensacionale/ Verbëria mund të shërohet,  gjendet kura

Lifestyle

Sensacionale/ Verbëria mund të shërohet, gjendet kura

Për herë të parë në histori të njerëzimit, shkencëtarët kanë arritur t’ua rikthejnë shikimin minjve të verbëruar duke i shëruar qelizat në retinën e syve. Rreth tre milionë amerikanë kanë shikim...