Të drejtat e presidentit dhe historiku i emërimeve të qeverive dhe ministrave

Premte, 11 Janar 2019 11:13

Nga Kastriot Dervishi

Nisur nga rasti i fundit kur presidenti ushtroi të drejtën kushtuese të mosshndërrimit në dekret të një propozimi të kryeministrit, po ju paraqes në mënyrë shumë të shkurtuar, historikun e emërimeve në vite të ndryshme.

Qeveria dhe ministrat kanë dalë nga këto formula emërimesh:

-në vitin 1912 u emërua nga Kuvendi i Vlorës;

-në vitin 1913 u emëruan nga kryeministri;

-në vitin 1914 u dekretua nga mbreti;

-në vitet 1914-1915 u emërua nga kryeministri dhe u miratua nga Senati;

-në vitet 1920-1925 dekretoheshin nga Këshilli i Naltë dhe miratoheshin nga parlamenti;

-në vitet 1925-1928 dekretoheshin nga presidenti e miratoheshin nga parlamenti;

-në vitet 1928-1939 dekretoheshin nga mbreti e miratoheshin nga parlamenti;

-në vitet 1939-1943 dekretoheshin nga mëkëmbësi (qeveria vetëm mund të paraqiste program para Këshillit të Epërm Fashist Korporativ);

-në vitet 1943-1944 dekretoheshin nga Këshilli i Naltë dhe miratoheshin nga parlamenti;

-në vitet 1944-1946 emëroheshin nga Kryesia e KANÇ-it.

-në vitet 1946-1991, qeveria miratohej në Kuvendin Popullor me vendim të tij. Gjatë kohës që nuk mblidhej legjislativi ministri emërohej me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili votohej në seancën e parë të Kuvendit Popullor.

***

Prej vitit 1991 ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti me propozim të kryeministrit. Dekreti ka fuqi kur miratohet me vendim të Kuvendit dhe ministri betohet para presidentit. Nëse presidenti do ishte hallkë e kotë, atëherë duhej që presidenti të mos përfshihej fare në këtë procedurë, por qeveria dhe çdo ministër të miratohej me vendim nga Kuvendi me propozim të kryeministrit. Kushtetuta jonë, për aq kohë sa ka këtë formulë legjitimon presidentin në të drejtën e tij të refuzimit, e cila lidhet me kompetencat e tij. Nëse e kuptojnë ndryshe, duhet t’ia heqin presidentit të drejtën e dekretit për emërim ministri. Kjo sepse presidenti nuk mund të ushtrojë formalisht të drejtat e tij. Presidentit nga viti 1998 i është kufizuar e drejta e shprehjes me dekret për çështje të tjera (projektligje, p.sh.). Në rast se do t’i kishte ato të drejta, dekreti i këtij lloji duhet të shoqërohet me nënshkrimet e kryeministrit dhe ministrit përkatës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Aktualitet

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!