1945/Dy ekzekutimet e para me firmë të E.Hoxhës kundër sipërmarrësit italian dhe inxhinierit shqiptar

E mërkurë, 09 Janar 2019 17:24

Nga Kastriot Dervishi

Data 9.1.1945 shënon ekzekutimin e parë me vdekje me vendim gjykate për arsye politike në Shqipërinë komuniste. Ky vendim kriminal u mor kundër një inxhinieri shqiptar dhe një italiani, pa bazë ligjore, por (me vonesë) vetëm të një rregulloreje ushtrie sepse ende komunistët nuk kishin miratuar ligjet e njohur ligjet ndëshkuese. Personat e pushkatuar ishin:

-Ing.Niazi Mehmet Pilku, lindur më 1900 në Dibër.

-Leonardo Tomasso lindur më 1900 në Palermo, administrator i firmës “Italstrada”.

Duke lexuar dokumentacionin e gjetur, nuk krijohet asnjë bindje për pushkatimin e tyre. Nga një shkresë e datës 25.11.1944 kuptohet se ing.Pilku ishte drejtor i punimeve rehabilituese në rrugët e Shqipërisë, të cilat kryheshin nga firmat italiane. Ai drejtonte punimet në rrugët Durrës-Kavajë-Rrogozhinë dhe Vorë-Milot, të cilat kryheshin nga shoqëria “Italstrada” dhe “Marinucci”. Pilku dhe Tomasso u kallëzuan nga ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka. Në thelb të dënimit ishte mosraportimi i saktë mbi firmën italiane “Italstrada”, si për mjetet apo për punëtorët, gjë që edhe sikur të ishte kështu, nuk përbën arsye për dënim me vdekje. Të dy u akuzuan “sabotatorë dhe antipatriotë”. Procesverbali i marrjes në pyetje më 1.1.1945 i sipërmarrësit është i parregullt. Italiani i ardhur në Shqipëri në vitin 1939, nuk e pranoi akuzën. Edhe në deklarimin e ing.Pilkut të datës 31.12.1944 nuk ka asnjë pranim akuze. Me vendimin nr.1, datë 8.1.1945 Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë, vendosi dënimin me vdekje, pa u mbështetur në ndonjë bazë ligjore. Procesverbali i gjyqit është për faqe të zezë, një shkarravinë e vërtetë, i shkruar kot më kot. Gjykata përbëhej nga këto persona: kolonel Hysni Kapo (kryetar), nënkolonel Beqir Balluku (nënkryetar), partizan Sotir Spiro (anëtar) dhe sekretari major Haki Toska. Prokuror ishte major Bako Dervishi, por emri i tij nuk shkruhej në procesverbalin kryesor. Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake pranë shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që ishte në varësi të qeverisë me vendimin nr.1, datë 8.1.1945. Gjykata përbëhej prej Gaqo Floqit, Frederik Nosit dhe Veledin Zenelit. Prokuror ishte Myftar Tare. Në këtë vendim u shtua si bazë ligjore neni nr.29 rregullores mbi funksionimin e gjykatave ushtarake e datës 20.12.1944. Ndërsa në komunikatën e prokurorit citohet ligji nr.21, datë 14.12.1944 (që nuk ndodhet në asnjë dispozitiv vendimi). Enver Hoxha urdhëroi zbatimin e ekzekutimit. Të dy të dënuarit u ekzekutuan në Tiranë duke çelur kështu vitin e përgjakshëm 1945 me pushkatimet e para në bregun e lumit të kryeqytetit.

1 koment

  • Përgjigju Ortenca Pilku Kaimi

    Ju falenderoj per kujtesen qe beni per intelektualet e pushkatuar nga regjimi komunist. Vetem se gjyshi im Njazi Pilku eshte pushkatuar ne Sauk prane varrezave te deshmoreve.

    E mërkurë, 09 Janar 2019 22:20 komentuar nga Ortenca Pilku Kaimi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Aktualitet

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!