“Veterani” hetues që i thotë “kriminel lufte” Mit’hat Frashërit

E mërkurë, 14 November 2018 18:06
Porodini në moshë të re me uniformën sovjetike të oficerit të Sigurimit Porodini në moshë të re me uniformën sovjetike të oficerit të Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Odise Mihal Porodini, në emër të gjithë persekutorëve të mbështjellë në një organizatë sovjetike gjoja veteranësh, guxoi dje të përsërisë të të njëjtat sharje e fyerje që babai i tij shpirtëror, krimineli tjetër Enver Hoxha, ka thënë për 50 vjet. Porodini që u paraqit si “veteran lufte” paralajmëroi “pasoja” në emër të organizatës së parazitëve nostalgjikë komunistë, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse qendër propagande e gjithë persekutorëve të djeshëm të diktaturës.

Paralajmërimi i Porodinit nuk ishte gjë tjetër veçse shprehje për shkatërrimin e pritshëm të varrit e Mit’hat Frashërit. Po cili është “veterani”? I vitlindjes 1930, me profesion bujk, ka qenë 9 vjeç kur ka filluar lufta dhe 14 vjeç kur ka mbaruar ajo. Të ishte për të dhe kallëpin që përfaqëson, gjermanët rrinin edhe 1 mijë vjet këtu rehat fare. Biografia e Porodinit është interesante. Në vitet 1951-1956 ka qenë hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në degën e hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit; më 1963-1969 hetues e kryehetues në DPB Korçë. Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në DPB Tiranë. Ka kaluar nëpër duar sa e sa antikomunistë. Prej vitit 1983, për këtë veprimtari që vetëm njerëzore nuk është, i rëndon buxhetit të shtetit për kohën e pensionit që i ha.

3 komente

  • Përgjigju gjergji

    Or Lardiu ! Problemi qendron ketu mor :::qe per 55vjete mashtruat e vrate sa deshet patriotet i bete tradhtare te pasurit balliste ose i zhduket ..keni manipuluar te gjithe historine e kombit jo te shqipnise ,,edhe keni djegur apo zhdukur gjera qe shqipnise sot po i kushtojne shtrejte shitet Cameri e Kosove qe do te thote per ju komunistet ose shoket e enverit /jo partizanet se ata moren pushken per vatane bravo ...jo ne toke por as tek djalli nuk duhet te keni vende ,e jo me te beni polemike ,sa per personat e ballit kush i ka duart me gjake le te denohet ,,nuk behet tjeteri tradhtar pse shkruan apo bisedon me kundershtarin i njihet si dobesi politike ,,por jo tradhtar ..e tmerrshme edhe nga mbiemrat shumica jo me gjake shqiptare ..

    E mërkurë, 21 November 2018 17:38 komentuar nga gjergji
  • Përgjigju Tridhjetepese Perqindeshi

    Nese ju social-komunistet, o shoku Lardo, me propaganden tuaj epike, ia keni dale (ndoshta) te bindni vertet aq shqiptare sa thua ti qe te besojne se ballistet jane vertet ashtu sic i keni pershkruar ju ne filmat e kinostusios tuaj, kjo nuk e ndryshon realitetin objektiv. sipas të cilit edhe ballistet, edhe nazistet, edhe fashistet, nuk i kane bere ketij vendi e ketyre njerezve me keq se partizanet e komunistet tuaj. Ata as nuk i vrane shqiptaret me shume se ju, as nuk i varferuan me shumse ju. Keshtu qe kujt po i hyn në xhep se per per nje intelektual si Midhat beu nuk kane respekt nipat e Shefqet Pecit a te Muho Asllanit.

    Diel, 18 November 2018 18:21 komentuar nga Tridhjetepese Perqindeshi
  • Përgjigju Lardiu

    Balliistet jane rraca e pa pranuar nga po thuaj 65-70% e shoqerise shqiptare. Sa do kurora ti vendosni kryetarit të saj , Mithat Beut , ai perseri do ngeli nje bashkëpuntor i nazi-fashisteve… Nuk eshte shkelqimi ai që e bën Arin të çmuar, por pastërtia e metalit ..

    Diel, 18 November 2018 17:18 komentuar nga Lardiu

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sport

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sipas të përditshmes angleze The Guardian drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm Santiago Solari pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së...

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të Vendimi për lojtarin...

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Shëndeti

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Më poshtë ju ndihmojmë me një nga dietat më të “shkëlqyeshme” të njërës nga klinikat më të famshme angleze. Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!