1946/Intelektualët e një fotoje, burgosja dhe vrasja e tyre

E mërkurë, 07 November 2018 18:11
Nga e majta: Lukë Vila, Asllan Ypi, Tefik Deliallisi, Mikel Kilica dhe Tomor Ypi Nga e majta: Lukë Vila, Asllan Ypi, Tefik Deliallisi, Mikel Kilica dhe Tomor Ypi

Nga Kastriot Dervishi

Në këtë foto janë para arrestimit disa intelektualë të kohës para se të arrestohen nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Besohet se i është marrë me pahir ndonjëherit prej tyre. Shënimet e bëra në foto i takojnë kohës kur ishin nën gjurmim. Numrat mbi foto i korrespondojnë dosjeve që kishin në kartotekën e Seksionit të Sigurimit, asnjëra prej të cilave nuk pati fatin të arkivohej e të merrte numër arkivor. Numrat kanë ngelur nëpër kartela apo regjistra, por jo në dosje. Kjo ishte mënyra fillestare e shënimeve në raste të tilla. Viti 1947 ishte ndër vitet më të tmerrshme për inteligjencien shqiptare e përcaktuar për t’u shfarosur nga një regjim injorantësh e kriminelësh. Janë vënë në shënim vetëm pse ishin njerëz të shkolluar e nuk ishin komunistë. 

Personat e fotografisë, nga e majta në të djathtë, bashkë me sqarimet:

-Lukë Vila. Nuk ka të dhëna rreth tij.

-Asllan Xhafer Ypi (1911), lindur në Manastir, banues në Tiranë, diplomuar në Francë në vitin 1936. Më pas nëpunës në Ministrinë e Punëve të Jashtme e në Këshillin e Shtetit. Ushtron tregtinë. Arrestohet më 16.5.1947. Dënohet me 20 vjet burgim. Vuajti 13 vjet e gjysmë.

-Tefik Masar Deliallisi (1912) nga Shijaku, banues në Durrës, me profesion mësues. Mundet të jetë arrestuar më 16.5.1947. Ekzekutohet më 10.10.1947.

-Mikel Petro Kilica (1914), nga Fieri, banues në Tiranë, me profesion farmacist. Arrestohet më 16.5.1947. Dënohet me 5 vjet.

-Tomor Xhafer Ypi (1915), lindur në Manastir, banues në Tiranë, me arsim të lartë. Ish atashe diplomatik. Arrestohet më 16.5.1947.Dënohet me 20 vjet burgim. Vuajti gati 16 vjet.

Në një proces të përbashkët janë dënuar Mikel Kilica, Asllan Ypi, Tomor Ypi, Hasan Jero, Skënder Shkupi,Zafer Vila, Agap Papajani. Janë arrestuar në kuadër të grupeve që lidheshin me “organizatën e deputetëve”. Akuzoheshin edhe për agjitacion e propagandë, zhvillim mbledhjesh, etj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!