Zëvendësministri nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave. Përvoja shqiptare administrative

Tuesday, 06 November 2018 18:19
Vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 1934. Vini re si nënshkruhet kur mungon kryeministri, si dhe kur ministri i Punëve të Brendshme ushtron zëvendësisht detyrën e ministrit të Ekonomisë Kombëtare Vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 1934. Vini re si nënshkruhet kur mungon kryeministri, si dhe kur ministri i Punëve të Brendshme ushtron zëvendësisht detyrën e ministrit të Ekonomisë Kombëtare

Nga Kastriot Dervishi

Për të parë mirëfunksionimin e shtetit, duhet t’i drejtohemi përvojës administrative shqiptare të viteve 1920-1944. Ajo që njihet si “koha e Zogut”, është shkëlqimi i vërtetë i administratës shqiptare, falë punës së një grupi intelektualësh të shkolluar në universitetet më të mira të kohës. (As e llogaris “kohën e Enverit” për t’u marrë shembull sepse një eksperiment sovjetik ka qenë). Përjashto ndonjë rast (vitet 1921, 1941-1944) nuk ka pasur fare poste zëvendësministrash. Personi i dytë pas ministrit në çdo ministri ka qenë sekretari i përgjithshëm. Si veprohej në rastet kur nuk ishte dekretuar ministri, apo kur ministri ishte i sëmurë, në udhëtim, apo për arsye të tjera pamundësie? Nga shfletimi i dokumentacionit rezulton se brenda një ministrie, sekretari i përgjithshëm nuk nënshkruante akte në emër të ministrit, por vetëm për njoftime njoftime. Çdo akt administrativ kur mungonte ministri, nënshkruhej nga një ministër tjetër, me shënimin “zëvendësisht” (i komanduar). P.sh. nëse ministri i Punëve të Brendshme ishte sëmurë, ky autorizonte ministrin e Drejtësisë të nënshkruante aktet e ministrisë deri në kthimin e tij. Po ashtu, asnjëherë numri 2 i një ministrie, sekretari i përgjithshëm, nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave e as i nënshkruante ato. Në rast mungesë, pushteti i tij i delegohej përkohësisht një ministri tjetër, por kurrsesi një figure më të ulët. Te ne është bërë e rrugës që Këshilli i Ministrave mund të përbëhet edhe nga zëvendësministra. Kushtetuta e thotë qartë se Këshilli i Ministrave përbëhet nga kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Asnjë person tjetër nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave pa këto cilësi.

Në Europë sot nuk njihet roli i zëvendësministrave si figura të para pas ministrit. Roli i sekretarit të përgjithshëm është i madh. Ama janë sekretarë të përgjithshëm, jo lolo partish dhe injorantë që në Shqipëri i gjen me shumicë si domate të kalbura.

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 18:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Aktualitet

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën...

Politikë

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me...

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Politikë

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!