1946/13 vjeçari që u dënua me 30 vjet burgim, akuzohej se 9 vjeç ishte bërë ballist

E mërkurë, 31 October 2018 10:58

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë evidentimit të personave të dënuar me burgim dhe me vdekje gjatë diktaturës komuniste, hasa këto ditë edhe një rast të jashtëzakonshëm, arrestimin e një 13-vjeçari. Më parë kisha hasur raste të dënimeve për arsye politike të moshave 15-16 vjeç. 13 vjeçari Feti Sadik Tutulli, lindur në vitin 1933 në Trebinjë të Mokrës, u arrestua më 15.6.1946. Së bashku me të u arrestua më 27.6.1946 edhe kushëriri i parë 26 vjeçari Irfan Xhelo Çela nga Selcka. Prokuroria e Gjykatës Ushtarake Korçë i akuzonte se ishin bërë anëtarë të Ballit Kombëtar qysh në krijim të tij dhe kishin marrë pjesë në luftime kundër partizanëve. D.th.th, 13 vjeçari që në vitin 1942 ka qenë 9 vjeç ishte anëtarësuar në forumet e Ballit Kombëtar dhe qysh këtë kohë kishte marrë armën kundër partizanëve. Babai i Fetiut ishte njëri prej të vrarëve nga komunistët në masakrën e Dunicës në mars 1944. Në deklarimin përpara gjykatës ushtarake, 13 vjeçari mohoi të kishte qenë anëtar organizate apo të kishte djegur shtëpi. Në përfundim Gjykata Ushtarake e Korçës e përbërë nga kapiten II Llazi Polena (zëvendëskryetar), kapiten I Agush Gjergjevica dhe kapter Shaban Pogradeci (anëtarë) duke pasur pranë prokurorin kapiten I Misto Bllaci, i deklaroi fajtorë në bazë të ligjit nr.41 “Mbi organizimin e gjykatave ushtarake” dhe me vendimin nr.240, datë 16.8.1946, Irfanin e dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa Fetiun me 30 vjet burgim me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave civile. Gjithë këta ushtarakë të lartë duke u marrë me një fëmijë. Mbajtja në burg e një 13 vjeçari, apo dërgimi i tij në kampin e Maliqit për të punuar, ishte një turp i madh që shihej e komentohej shumë. U lirua pas 3 vjetësh dekretin nr.819, datë 27.4.1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.33 i listës në Burgun e Korçës). Megjithatë, menjëherë u internua e sigurisht nuk kaloi një jetë të qetë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Aktualitet

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën...

Politikë

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me...

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Politikë

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!