Nexhmije Xhuglini hante falas drekën e regjimit zogist

E mërkurë, 10 October 2018 09:05

Nga Kastriot Dervishi

Drekë falas nga shteti zogist për Nexhmije Xhuglinin. Pikërisht bashkëshortja e diktatorit, e cilësuar si gruaja e zezë, e cila nuk ka lënë gjë pa thënë për kohën e Mbretit Zog, figuron një prej përfituesve qysh në moshë të re. Jo kushdo që banonte në Tiranë mund të trajtohej me bursë të plotë apo të pjesshme. Ishte një kategori e vogël personash jokonviktorë. Kërkesa e Teufik Xhuglinit drejtuar Ministrisë së Arsimit u mor parasysh. Edhe me një ndërhyrje të një ministri tjetër të qeverisë së kohës, nxënëses Nexhmije Xhuglini iu dha gjysmë burse nga shtetit në Institutin “Nana Mbretneshë”, i cili u hap në vitin 1933. Ministri Mirash Ivanaj ka konceptuar shkresën e parë të datës 3.11.1933 dhe të dytën katër ditë më vonë për drejtorinë e institutit në fjalë. Pra, për 6 vjet, në vitet 1933-1939 dhe për dy vjet në vitet 1939-1941 Nexhmije Xhuglini është trajtuar me përparësi e ushqim nga regjimi zogist, e më pas ai fashist. Kishte arsye Enver Hoxha t’ia mbante këto dokumente në kasafortë. Ku i dihej.

Se moralin, në funksion të pushtetit të tyre kriminal ta bëjnë bukur kategoria e këtyre. Përfitonin e trajtoheshin mirë për vete, por më pas në krye të instituteve sovjetike komuniste të propagandës gënjenin popullin se sa shumë “vuante” populli shqiptar në një regjim shqiptar si ai i Mbretit Zog.

Modifikuar më E mërkurë, 10 October 2018 18:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Maqedonia, Gjermania u bën thirrje sërish deputetëve: Mos u dorëzoni!

Bota Shqiptare

Maqedonia, Gjermania u bën thirrje sërish deputetëve: Mos u dorëzoni!

Ministri gjerman për politikë të jashtme, Michael Roth ka dërguar porosi mbështetëse për Maqedoninë, në një periudhë kritike për vendin. Përmes profilit të tij zyrtar në Tëitter, Roth kërkon që të...

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Sport

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Estonisë. Edhe pse kuqezinjtë ishin futur në fushë pa asnjë objektiv...

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Sport

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Franca dhe Gjermania sonte do ta zhvillojnë derbin në Ligën A të Kombeve te grupit 1 Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Francës dhe Gjermanisë . Gjermania në këtë ndeshje hynë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!