1990/Sigurimi dhe sekretarët e parë në verifikimin e agjitacionit e propagandës

Premte, 05 October 2018 18:35

Nga Kastriot Dervishi

Pas modifikimit të nenit 55 rreth agjitacionin e propagandës nga Kodi Penal, në vitin 1990 organet e punëve të brendshme, me porosi të Partisë së Punës, dhanë dy udhëzime rreth trajtimit të agjitacionit e propagandës në muajt korrik e nëntor të atij viti. Agjitacioni e shpifja trajtohej njëlloj. Spikat fakti se në prag të pranimit të pluralizmit, vëmendja e organeve të Sigurimit do përqendrohej edhe te të dhënat për formimin e partive.

Udhëzimi “Për ndjekjen e parandalimin e agjitacionit e propagandës armiqësore dhe shpifjes e fyerjes kundër organeve më të larta të partisë e të shtetit”. Udhëzimi dilte në zbatim të platformës së punës operative të organeve të punëve të brendshme dhe orientimeve të PPSH-së, sipas së cilave organet e Sigurimit ndiqnin “agjitacionin e propagandën armiqësore dhe komente, parulla, thirrje e veprime me përmbajtje antishtetërore, antisocialiste e antiparti, të cilat paraqesin interes për të njohur situatën dhe informuar partinë”. Të dhënat i nënshtroheshin një “gjykimi të gjithanshëm politik e operativ” e pas diferencimit, vendoset për rrugët e verifikimit e ndjekjes. Hynin te kategoria e verifikimit:

-Komente, parulla, nxitje, shpifje, veprime e kërkesa për përmbysjen e rendit shtetëror, nga persona të veçantë apo grup personash.

-Të dhëna për pluripartizëm kur personat kalojnë në mendime e veprime konkrete për krijim partish me platformë ose strukturë organizative.

-Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit në grumbullime e manifestime të paligjshme.

-Të dhënat që merren për shpifje kundër Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Adil Çarçanit.

Të gjitha veprimet ndërmerreshin në këshillin me sekretarin e parë të rrethit. Udhëzimet e fshehta tregonin formalitetin e zbutjeve në Kodin Penal, gjithçka do vijonte si më parë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Sport

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Estonisë. Edhe pse kuqezinjtë ishin futur në fushë pa asnjë objektiv...

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Sport

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Franca dhe Gjermania sonte do ta zhvillojnë derbin në Ligën A të Kombeve te grupit 1 Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Francës dhe Gjermanisë . Gjermania në këtë ndeshje hynë...

Transferta parash nëpërmjet Postës Shqiptare

Aktualitet

Transferta parash nëpërmjet Postës Shqiptare

Posta Shqiptare do të vijë së shpejti me një tjetër shërbim për qytetarët, që është transferta e parave në të gjitha shtetet e botës. Vetëm pak ditë më parë, kreu i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!