35 vjet e gjysmë në burgjet e komunizmit

Hënë, 17 September 2018 18:26

Nga Kastriot Dervishi

Petrit Velaj nga Vlora (1924-2017) është shembull qëndrese me 12.960 ditët e burgimit të tij gjatë periudhës së komunizmit. 35 vjet e gjysmë vuajti tre dënime me burgim, por pavarësisht kësaj, gjithnjë ishte i qartë dhe i pamposhtur nga komunizmi. Kushedi si do kish marrë jeta e tij nëse i gjendur me forcat e Ballit Kombëtar në Shkodër nuk do nisej nga Mit’hat Frashëri më 2.11.1944 me mision në Tiranë. Në Mamurras kapet nga forcat e brigadës së 23-të, të cilët e dënuan me pushkatim. Siç tregon në kujtimet e veta, shpëtoi në sekondat e fundit nga ndërhyrja e Mihal Priftit.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1945-1965, dënimi i parë

1972-1989,  dënimi i dytë dhe ridënimi

-Mosha në fillim të dënimit: 21 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 65 vjeç

Dënimi i parë: 1945-1965

Në vitin 1945 dënohet nga Gjykata Ushtarake e Vlorës e drejtuar nga Qemal Klosi me prokuror Lufter Hoxhën me burgim të përjetshëm. Nisi kështu për Petrit Velajn, udha e gjatë e vuajtjes së dënimit në burgjet dhe kampet e diktaturës. Më 14.9.1946 ishte ndër të burgosurit e parë të Burrelit. Ja skeda e vuajtjes së dënimit të parë:

1946, Burgu nr.11 Vlorë

1946-1951, Burgu nr.3 Burrel

1951-1952, Burgu nr.5 Tiranë, mesagjeria

1952, Burgu nr.3 Burrel

1953-1956, Reparti nr.307 Tiranë, Reparti nr.309 Tërbuf

1957, Burgu nr.319 Vlorë

1958-1964, Burgu nr.321 Burrel

1964-1965, Reparti nr.309 Laç

Dënimi i dytë e i tretë: 1972-1989

Pas një internimi 5-vjeçar. Petrit Velaj u arrestua ditën e pavarësisë, më 28.11.1972. Gjykata deklaronte se “rrezikshmëri shoqërore paraqet edhe vetë i pandehuri i cili vjen nga një familje shtresë e pasur dhe e hedhur qysh në fillim të lëvizjes nacionalçlirimtare në bashkëpunim me okupatorët e tradhtarët e vendit”, duke injoruar faktin se Petrit Velaj ishte nga antifashistët e parë në vend. Me vendimin nr.24, datë 31.1.1973, Gjykata e Rrethit Vlorë, e kryesuar nga Sadik Qorduka, duke pasur pranë ndihmësprokurorin Besnik Halili e deklaroi fajtor në bazë të nenit 73 të Kodit Penal se kishte “zhvilluar biseda me karakter armiqësor për të dobësuar e rrëzuar pushtetin popullor” dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Kur po i afrohej lirimi, u arrestua sërish më 1.9.1980 gjatë kohës që vuante dënimin në kampin nr.309 Ballsh. Gjykata Popullore e Rrethit Fier e kryesuar nga kryetari Fehmi Abdiu, duke pasur pranë prokurorin Kiço Koçi, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe e dënoi me 11 vjet burgim. Në shkurt 1989 u lirua nga burgimi. Ja skeda e vuajtjes së dënimit të dytë e të tretë në kampe e burgje:

1973-1974, Reparti nr.303 Spaç

1978-1980, Reparti nr.309 Ballsh

1981-1982, Reparti nr.303 Spaç

1982-1985, Reparti nr.302 Zejmen

1985-1986, Reparti nr.303 Spaç

1986-1989, Kompleksi “Dinamo” Tiranë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pollo: I pari i delegacionit në Bruksel, boçe e brekushe me Begot, Beçot e Rrajat

Politikë

Pollo: I pari i delegacionit në Bruksel, boçe e brekushe me Begot, Beçot e Rrajat

Debati për përfaqësimin me ministrin Taulant Balla si kryetar i delegacionit shqiptar të Stabilizim-Asociimit në PE pas dhjetëra akuzave që po shtohen ndaj tij për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim...

Miratohen sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Globi

Miratohen sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja, të cilat shënjestrojnë personat që përdorin armë kimike në gjithë botën. Vendimi i 15 tetorit, do t’i lejojë Bashkimit Evropian...

Shtohen lindjet me operacion

Aktualitet

Shtohen lindjet me operacion

Ndër 5 bebe një vjen në jetë me operacion dhe jo me lindje natyrale. Sipas statistikave, nga viti 2000 deri më sot, lindjet çezariane janë trefishuar në nivel global. Të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!