1984/Byroja Politike vendosi zëvendësimin e kafesë me kafen e elbit

Premte, 14 September 2018 18:19

Nga Kastriot Dervishi

Eksperimentet sovjetike mbi popullin shqiptar në drejtim të ushqimit kanë qenë të shumta. Asnjëherë qeveria e rigonit, e fukarallëkut dhe gazepit komunist, nuk e ngopi njëherë me bokë këtë popull, ndërsa triskat e racionet nuk ia ndau as nga fillimi e as nga mbarimi. Shihni më poshtë një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1984 ku merr pjesë si i ftuar ministri i Tregtisë së Brendshme, Osman Murati. Krahas shtrëngesave të ndryshme, partia kishte vendosur t’ia hiqte popullit edhe pirjen e kafesë. Për këtë arsye kish shpikur kafen e elbit, një qelbësirllëk tjetër mbi popullin. Ramiz Alia udhëzonte propagandën mbi “dëmet” e kafesë. Interesant është se qysh në fillim të bisedës, Alia i ngatërron emrin Osmanit të tij duke i thirrur “Murat”. Pjesa që kam përzgjedhur është më tepër humoristike, për të parë çfarë bylmezësh kanë qeverisur Shqipërinë. Qeshni me këto që do lexoni. Mos harroni se këta janë njësoj edhe sot të po aq të paaftë e të mbrapshtë sa kanë qenë edhe atëherë. Partia vendosi që populli të pijë kafe elbi. Emisionet e ndryshme u orientuan drejt shpjegimit për dëmet e kafeinës. Prej vitesh kafeja ndahej me triska në dy lloje: ^600-she" dhe "900-she". Por në fund, partia vendosi "për të mirën e popullit".

Ekstrakt nga biseda

Shoku Ramiz Alia: A hodhët kafe elbi në treg shoku Murat?

Shoku Osman Murati: Po shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Si po ecën konsumi i kafesë së elbit?

Shoku Osman Murati: Në disa zona kafeja e elbit konsumohet shumë, si për shembull, në zonën e Korçës.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë. Po në zonat e tjera si konsumohet kafeja e elbit?

Shoku Osman Murati: Në zonat e tjera kjo përdoret një çikë më pak, kurse në lokalet e ushqimit social, me përjashtim të turizmit, kafenë e kemi të përzier me elb.

Shoku Ramiz Alia: Unë Dua të di si konsumohet kafeja e elbit në popull.

Shoku Vangjel Çërrava: Po propagandë bëjnë shitësit për kafenë?

Shoku Ramiz Alia: Jo vetëm që duhet bërë propagandë për kafenë, por mendoj se është e domosdoshme të botohet edhe ndonjë artikull për kafeinën dhe pasojat e këqija për organizmin e njeriut.

Shoku Osman Murati: Një vështirësi e përkohshme të na krijohet lidhur me qumështin pluhur që u jepet punonjësve, sepse kjo lidhet me bilancin e importit. Megjithatë tregtia, në bashkëpunim me organet e shëndetësisë dhe me shokët e bashkimeve profesionale, mori menjëherë masa që atje ku do të na krijohen vështirësi, këtë mungesë të qumështit ta zëvendësojmë me një kokërr vezë dhe 40 grema sheqer për çdo punëtor...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!