37 vjet, 10 muaj e 7 ditë në burgjet e kampet e komunizmit

Hënë, 10 September 2018 18:00

Nga Kastriot Dervishi

Hasan Mustafa Dida (1915-1998) ngë Pobregu i Kukësit është personi i dytë në listën e rekordmenëve të vuajtjes në regjimin komunist, pas Sami Dangëllisë. Ai është dënuar dy herë, duke vuajtur dy dënime të gjata. Vetëm 4 vjet ishte largësia midis dy dënimeve.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

Vitet 1948-1963, 15 vjet, 1 muaj,

Vitet 1967-1990, 22 vjet, 9 muaj, 7 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 32 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 74vjeç

 

Dënimi i parë

Arrestohet më  30.8.1948. Paraburgimi zgjati jashtëzakonisht shumë. Akuzohej se “ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të ashtuquajtur parti të Muharrem Bajraktarit” që drejtohej nga Cen Sejdia dhe në vitin 1948 ishte bërë pjesë e saj. Në mbledhje, sipas akuzës këta kishin “shtruar situatën politike” dhe kishin dalë në përfundime se Shqipëria “duhet të sulmohet” nga jashtë (sikur kishin gjë në dorë). Duke qenë i paraburgosur, më 29.8.1948 arrin të arratiset, por kapet pas një dite. Me vendimin nr.45, datë 26.1.1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e deklaroi fajtor pjesëmarrje në organizate kundër pushtetit dhe në bazë të neneve të ligjit nr.372, datë 12,12,1946 për fajet kundër popullit e shtetit, e dënoi me 20 vjet burgim nëpërmjet punës së detyruar. U lirua nga kampi nr.309 Rubik më 8.10.1963.

Dënimi i dytë

Në kushtet e jetës së keqe pas një burgimi të gjatë, katër vjet pas mbarimit të dënimit, Hasan Dida u arrestua përsëri. Këtë herë për orvatje arratisje së bashku me shtetasit: Kamber Petku, Mine Dida, Ismail Hasan Dida, Qemal Kamber Petku, Hajrie Petku, Xhafer Muja (ky “për moskallëzim krimi”). Më 27.4.1967 ata mundën të kryejnë arratisje, por më 6.5.1967 autoritetet jugosllave i rikthyen në kufi. Gjykata e Rrethit Shkodër, i deklaroi fajtorë kryesisht në bazë të nenit 64 të Kodit Penal. Hasanin dhe Kamberin i dënoi me vdekje, pushkatim. Të tjerët u dënuan me nga 10 vjet burgim, ndërsa Qemal Petkun me 5 vjet. Vendimi u modifikua nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.91, datë 6.6.1967, e cila Kamber Petkut ia ktheu dënimin në 25 vjet burgim. Hasan Didës iu kthye dënimi në 25 vjet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Paas shumë viteve vuajtje, u lirua nga burgu në shkurt 1990 .

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!