Prokurori komunist i “Postribës”, akuzonte për “fashizëm”, por ishte vetë fashist

Diel, 09 September 2018 18:22
Prokurori Namik Qemali. Sipër një dokument i vitit 1951 që provonte qenien e tij në Partinë Fashiste Prokurori Namik Qemali. Sipër një dokument i vitit 1951 që provonte qenien e tij në Partinë Fashiste

Nga Kastriot Dervishi

Më shumë se një vit më pas nga kryengritja e Postribës, të pandehurit u gjykuan nga Këshilli i Gjykatës Ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës i formuar prej: kapiten I MistoBllaci – kryetar, kapiten II Pertef Alizoti dhe nëntoger  Anastas Koroveshi. Prokurori ishte kapiten Namik Qemali, i njohur edhe në procese të tjera të zhvilluara në Shkodër gjatë kësaj kohe. Gjuha e prokurorit komunist, nuk ishte tjetër veçse nj gojë e qelbur. Po veçoj një pjesë të saj vetëm për ta dalluar gjatë leximit të pretencës së tij:

Përbërja e këtij kuadri banditësh është e përzierë se në të bëjnë pjesë njerëz të shumë kallëpeve dhe bojërave: tregtarë të patriotizmës dhe nacionalizmës shqiptare, priftërinj këmishëzinj fashistë, pronarë tokash (latifondistë) agjentë të spiunazhit amerikan dhe një seri lecka të shoqërisë, por në tërësi qëllimi  i tyre ka qenë një dhe i vetëm të rrëzonin pushtetin popullor dhe të binin në fuqi regjimin e vjetër të shembur dhe të urryer. Për t’ia arritur qëllimit të tyre objektiv dhe demonial këto kërma të ndyra janë venë me mish e me shpirt për t’u organizuar ndonjë organizatë terroriste me program dhe frymë antikombëtare dhe antipopullore. Aktiviteti i këtyre fundërrinave të fashizmit fillon në luftë kundër reformave tona shoqërore duke e zhvilluar këtë me metoda të kurdisura me mjeshtëri duke thurur parulla dhe duke bërë fushatë agjitacioni dhe propagandë me qëllim që të mblidhnin rreth vetes së tyre gjithë njerëzit e prekur nga reformat e pushteti demokratik dhe gjithë të pakënaqurit”.

Prokurori Namik Qemal Ahmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës. Pavarësisht se ishte me 5 klasë fillore, ai u bë prokurori që çoi në vdekje e burgime të gjata një pjesë të mirë të elitës së Shkodrës. Në një dokument të datës 12.6.1951 të drejtorit të Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Haxhi Lleshi, saktësohej biografia e tij. Në shtator 1943 kishte dalë partizan. Mirë që nuk pati qëndruar shumë, sepse plagosi veten për të qëndruar në shtëpi. U propozua për t’u nxjerrë në lirim sepse në vitet 1940-1942 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste dhe ndihmës i zëvendësisht nënprefektit të Kurveleshit.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 19:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!