1988/Letra e ankuese Havzi Nelës për Gjykatën e Lartë: Kërkoj drejtësi

Tuesday, 12 June 2018 18:23

Nga Kastriot Dervishi

Në sistemin e drejtësisë komuniste, në jo pak raste hasen mbiemra hetuesish, prokurorësh apo gjyqtarësh si: Helmi, Speci, Bandilli, etj. Pas dhënies së vendimit të shkallës së parë, Havzi Nela iu drejtua Gjykatës së Lartë. Kërkesa është dinjitoze, pa elemente të tjera që njeriu edhe mund t’i bëjë në kushtet e humbjes së jetës.

Me vendimin nr.85, datë 16.7.1988 Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Fehmi Abdiu (kryetar, relator) dhe Fatmira Laskaj e Lili Robo (anëtarë), duke pasur pranë prokurorin Skënder Breca, la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Ankesa ka këtë përmbajtje:

Ankim – Penal kundër vendimit të Gjykatës Popullore të Rrethit Kukës për veprat terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje në bazë të neneve 50/1, 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 2245 e 31/a jam dënuar me vdekje në litar.

Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë.

Unë jam gjykuar nga Gjykata e Rrethit Kukës për veprat: terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje. Në bazë të neneve 50/1

dhe 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 224 e 31/a, jam dënuar me vdekje në litar. Unë nuk jam dakord me vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës për këto arsye: Kur kam ikur nga vendi i internimit nuk jam nisur për t'u arratisur, por për të vrarë veten. Nga ana e Gjykatës jam rënduar më tepër se sa kam bërë faj. Deponimet e dëshmitarëve nuk janë të vërteta, pjesërisht, qoftë për tradhti ndaj atdheut, qoftë për tentativë për vrasje për policin. Thëniet e Islam Gurit, që është operativ i zonës, sikur i kam thënë se do të arratisem, nuk janë të vërteta.

Unë për qëllim për me vra policin nuk kam pasur, por në tronditje e sipër, duke tentuar të vras veten, kam shtjerë pa adresë dhe kam qenë ulur. Kam bërë vetëm një shkrepje dhe jo siç del në seancën gjyqësore, sepse herën e dytë nuk ka punuar revolveri, sepse nuk sillej mulliri. E përsëris edhe një herë, se nga vendi i internimit kam ikur sepse doja të vrisja

veten dhe, para se të kryeja këtë veprim doja që të takoja nënën. Unë i kërkoj Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të më japë drejtësinë që më takon.

Ankuesi

Havzi Nela

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqiptarët po mashtrohen masivisht me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja

Aktualitet

Shqiptarët po mashtrohen masivisht me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja

Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjeshte mashtrim. Specialistet treguan se disa nga vajrat janë përzierje industriale që s’kanë lidhje...

A e dini sa zgjat akti seksual gjatë verës?

Lifestyle

A e dini sa zgjat akti seksual gjatë verës?

Të gjithë e kanë pyetur të paktën një herë veten, sesa minuta duhet të zgjasë akti seksual? Kësaj pyetje, edhe studiuesit ende nuk i kanë dhënë një përgjigje fikse, shkruan “This...

Të gjithë ju prindër që keni fëmijë në shkollë, në shtator ju pret një surprizë e pakëndshme...

Aktualitet

Të gjithë ju prindër që keni fëmijë në shkollë, në shtator ju pret një surprizë e pakëndshme...

Librat këtë vit të ri shkollor do të kushtojnë më shtrenjtë. Dhe jo pak por deri në 35 përqind më shumë se një vit më parë. Matematika është rreth 19 përqind...